LAJMI I FUNDIT:

Komisioni hetimor pa certifikatë të plotë sigurie

Komisioni hetimor pa certifikatë të plotë sigurie

Anëtarët demokratë të Komisionit hetimor parlamentar për ngjarjet e 21 janarit ushtrojnë veprimtarinë e tyre pa një certifikatë të plotë sigurie, raportoi të hënën e përditshmja Gazeta Shqiptare.

Sipas gazetës, Komisioni hetimor ka marrë një certifikatë sigurie vetëm nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK), por kjo nuk është plotësuar me miratimin e saj nga Shërbimi Informativ Shtetëror.

Burime të besueshme u cituan nga e njëjta e përditshme të kenë thënë se mosdhënia e pëlqimit të certifikatave të sigurisë nga ana e SHISH ka shkaktuar debate edhe mes anëtarëve të Komisionit hetimor, pasi mospasja e miratimit nga SHISH të certifikatës së lëshuar nga DSIK e bën atë të pavlefshme.

Gjithsesi, Komisioni ka nisur punën hetimore pa u certifikuar. Nga të gjithë anëtarët demokratë në Komision vetëm deputeti Fatos Hoxha ka një certifikatë sigurie, në bazë të të cilës ai lejohet të administrojë dokumente të cilësuara të klasifikuara.


Hoxha është pajisur me një certifikatë të tillë pasi është anëtar i Komisionit kuvendor për sigurinë kombëtare, që në bazë të ligjit pajisen me të tillë certifikatë.

Mungesa e këtij dokumenti për anëtarët e tjerë të komisionit hetimor ishte argumenti kryesor që kreu i SHISH, Bahri Shaqiri përdori për të refuzuar paraqitjen përpara komisionit.

Ndërkohë, e përditshmja Gazeta Shqiptare citon kreun e komisionit, Eduard Halimi të ketë hedhur poshtë pretendimet se mosparaqitja e Shaqirit ka të bëjë me mungesën e këtij dokumenti. “Nuk ka të bëjë me një gjë të tillë. Kanë qenë çështje teknike për të cilat kreu i SHISH-it nuk është paraqitur,” tha Halimi.

Ndërkaq, mësohet se SHISH ende nuk ka dhënë miratimin përfundimtar për “pastërtinë” e figurës të anëtarëve të komisionit hetimor. Pavarësisht nga kjo, ky komision vijon të marrë dhe të administrojë informacione të klasifikuara pasi në të kanë raportuar përmes dokumenteve shkresore edhe institucione të tjera, përveç SHISH. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dy të arrestuar nga aksioni në

Dy të arrestuar nga aksioni në "Pallatin e Rinisë"

Lajme
Raportohet se Qeveria ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj produkteve serbe, flet Kusari-Lila

Raportohet se Qeveria ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj produkteve serbe, flet Kusari-Lila

Lajme
Aksioni në

Aksioni në "Pallatin e Rinisë, deklarohen nga ndërmarrja: Po bashkëpunojmë me autoritetet përkatëse

Lajme
Njësia Speciale me aksion në ndërmarrjen 'Pallati i Rinisë' në Prishtinë

Njësia Speciale me aksion në ndërmarrjen 'Pallati i Rinisë' në Prishtinë

Lajme
Kanosi kolegët për shkak të një mosmarrëveshje në komunikacion, zyrtari policor arrestohet dhe suspendohet nga detyra

Kanosi kolegët për shkak të një mosmarrëveshje në komunikacion, zyrtari policor arrestohet dhe suspendohet nga detyra

Kronika e Zezë
Tahiri: LVV ka shthurje të numrave në Kuvend, se çka deklaron Kurti nuk duhet të merret seriozisht

Tahiri: LVV ka shthurje të numrave në Kuvend, se çka deklaron Kurti nuk duhet të merret seriozisht

Lajme
Kalo në kategori