LAJMI I FUNDIT:

Komisioni hetimor mbyllë serinë e dëshmitarëve zyrtarë

Komisioni hetimor mbyllë serinë e dëshmitarëve zyrtarë

Seanca dëgjimore me kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli mbyll serinë e dëshmive të zyrtarëve të lartë në Komisionin hetimor parlamentar për ngjarjet e 21 janarit.

E përditshmja Mapo raportoi të mërkurën se anëtarët demokratë në komision pritet të vijojnë me seanca dëgjimore me qytetarë dëshmitarë të ngjarjeve, ndërkohë që po punojnë paralelisht me përpunimin e të dhënave që janë mbledhur deri tani.

Në këtë komision kanë raportuar kryeministri Sali Berisha, ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, Komandanti i Gardës së Republikës, Ndrea Prendi, Drejtori i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj dhe kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli.

Ndërkohë, kryeprokurorja Ina Rama është paraqitur në komision për të lexuar një deklaratë të shkurtër, ndërsa presidenti i Republikës, Bamir Topi dhe kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Bahri Shaqiri kanë refuzuar të paraqiten.


Asnjë përfaqësues i opozitës nuk është paraqitur në komision, ndërsa PS ka depozituar një kërkesë pranë Gjykatës Kushtetuese për anti-kushtetutshmërinë e këtij komisioni. /Telegrafi/