LAJMI I FUNDIT:

Komisioni hetimor kërkon informacione nga Shërbimi Informativ

Komisioni hetimor kërkon informacione nga Shërbimi Informativ

Komisioni hetimor i ngritur nga shumica pa votat dhe pjesëmarrjen e opozitës, kërkoi të premten që Ministria e Drejtësisë dhe strukturat në qarqe të Shërbimit Informativ Shtetëror të paraqesin pranë Komisionit hetimor parlamentar të gjitha informacionet në dispozicion të tyre për situatën para, gjatë dhe pas demonstratës së 21 janarit.

Ministria e Drejtësisë kërkohet që të depozitojë në Komisionin hetimor të gjithë informacionin që disponon nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.

SHISH-it i kërkohet që të paraqesë të gjithë informacionin e grumbulluar nga të gjitha qarqet e vendit përpara, gjatë dhe pas demonstratës së opozitës. /Telegrafi/