LAJMI I FUNDIT:

Komandanti i Gardës, gjeneral Ndrea Prendi – i akuzuari i parë

Komandanti i Gardës, gjeneral Ndrea Prendi – i akuzuari i parë

Ekspertët e Mjekësisë Ligjore, në përfundim të akt-ekspertimeve të tre të vrarëve, kanë arritur në konkluzionin se të tre janë qëlluar me armë zjarri të kalibrit 9 milimetra. Sipas këtyre të dhënave të siguruara nga Shekulli nga burimet pranë Mjekësisë Ligjore dhe raporteve që tashmë janë administruar në dosjen hetimore, mësohet se të tre viktimat janë vrarë nga armë zjarri në vende të ndryshme në një afat të ngushtë kohorë mes tyre.

Sipas Prokurorisë, në vendin e ngjarjes, dhe në oborrin e kryeministrisë janë gjetur një sasi e madhe gëzhojash të të njëjtit kalibër 9 milimetra, të cilat janë shkrehur nga armët e efektivëve të Gardës së Republikës të tipit MP5, të prodhimit turk. Sipas Prokurorisë, predhat e gjetura në trupin e të vrarëve, janë të armëve të kalibrit të njëjtë që efektivët e Gardës kanë në përdorim.

Sipas Shekullit, të shtunën në mesditë, Prokuroria e Tiranë ka lëshuar gjashtë urdhër-arrestet për drejtuesit e lartë të Gardës së Republikës, mes tyre komandantin e këtij institucioni gjeneral Ndrea Prendi dhe pesë vartësit e tij, por, policia e shtetit nuk i zbaton këto urdhra.

Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare të organit të akuzës, ku grupi hetimor nën drejtimin e drejtuesit të Prokurorisë së Tiranës prokurorit Sokol Malaj, ka konstatuar nga hetimet paraprake të ngjarjes, elementë të veprës penale të kryer nga drejtuesit e lartë të Gardës së Republikës, vartësit e të cilëve dyshohet se kanë vrarë tre demonstruesit dhe kanë plagosur me armë zjarri së paku 10 persona të tjerë.


“Është lëshuar urdhër-arresti për Komandantin e Gardës gjeneral Ndrea Prendi, komandantin e njësisë numër dy të Gardës kolonel Dashamir Shehi, efektivët e të cilit sipas rregullores kishin për detyrë ruajtjen e ambienteve të kryeministrisë. Për komandantin e njësisë speciale të Gardës major Alfred Ahmetcenaj, komandantin Fran Prenga, komandat i njësisë Vladimir Ndreaj dhe një komandant tjetër i njësive që ishin organizatorët e planit të masave ndaj demonstratës”, citon Shekulli një burim të Prokurorisë. Por, nuk japin detaje për dy emrat e tjerë të gardistëve.

Gjashtë drejtuesit e gardës akuzohen se kanë konsumuar elementë të veprave penale të “shpërdorimit të detyrës” sipas Kodit Penal Ushtarak dhe akuzën e “vrasjes në rrethane cilësuese” kundër dy apo më shumë personave (pasi është qëlluar në drejtim të turmës) sipas Kodit Penal Civil.

Mësohet se urdhrat për arrestimin e gardistëve janë dërguar në zyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, por, në mënyrë skandaloze, deri në mesnatën e djeshme, urdhrat nuk janë ekzekutuar nga policia në kundërshtim flagrant me ligjet e shtetit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Lajme
Eksperti i trafikut bën

Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme

Lajme
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Siguri
Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Lajme
Ramadani: Ushtria jonë sot po ushqehet ashtu siç vetëm armiku gëzohet

Ramadani: Ushtria jonë sot po ushqehet ashtu siç vetëm armiku gëzohet

Lajme
Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Lajme
Kalo në kategori