LAJMI I FUNDIT:

Koleksioni i humbur i veturave të djalit të Saddam Husseinit (Foto)

Koleksioni i humbur i veturave të djalit të Saddam Husseinit (Foto)

Uday Saddam Hussein al-Tikritti ishte djali më i madh i diktatorit Irakian Saddam Hussein i cili kishte pasion për veturat.

Uday kishte një reputacion të keq si torturues, vrasës dhe shumë xheloz. Uday njihej edhe për torturat e tij ndaj atletëve Irakian kur ata nuk arrinin rezultate të mira në gara. Uday Saddam Hussein al-Tikritti u vra në vitin 2003 nga forcat e Ushtrisë Amerikane në Mosul.

Para vrasjes së tij besohet se Uday kishte një koleksion prej gati 1000 veturave nga e gjithë bota, transmeton Express. Ferrari, Porsche, Rolls Royce, Chevrolet, Lamborghini dhe Plymouths ishin vetëm disa nga markat e veturave në koleksionin e tij.


Shumica e këtyre veturave ishin dëmtuar nga bombardimet amerikane në Irak. Të tjerat ishin shkatërruar nga popullata e frustruar Irakiane. Në një rast Ushtria Amerikane përdori një veturë shumë të rrallë nga ky koleksion për të demonstruar efektet e shpërthimit të veturave bombë. Kjo veturë e rrallë ishte një Lamborghini LM-200.
1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

11

12

13

14

15