LAJMI I FUNDIT:

Kociq: Kaosin me lejet e shoferëve e ka inskenuar ministri i OBRM-PDUKM-së

Kociq: Kaosin me lejet e shoferëve e ka inskenuar ministri i OBRM-PDUKM-së

Nuk do të ketë asnjë problem me procesin zgjedhor për sa i përket vlefshmërisë së dokumenteve. Kaosin me lejen e shoferëve e ka inskenuar ministri i OBRM-PDUKM-së i cili fillimisht tha se nuk do të ketë gjoba për qytetarët dhe më vonë paralajmëroi se do të ketë gjoba, kjo krijoi trazira te qytetarët, thotë deputeti i LSDM-së, Nenad Kociq.

Kociq për “Samo Vistina” tha se kemi një ligj të miratuar në vitin 2021, me të cilin është paraparë ndërrimi i lejeve të shoferëve dhe librezave deri më 12 shkurt 2024, por njoftimet e kryetarit Kovaçevski dhe ish-ministrit të Punëve të Brendshme Spasovski kanë qenë se nuk do të ketë dënim për qytetarët që nuk i ndryshojnë ato.

“Të njëjtën deklaratë e ka bërë edhe ministri aktual teknik nga OBRM-PDUKM më 06.02, i cili ka thënë se qytetarët nuk do të dënohen dhe pas disa ditësh ka dhënë një tezë tjetër se qytetarët do të dënohen nëse nuk ndërrojnë lejen e shoferit, gjë që krijoi trazira dhe një lloj kaosi në shoqëri”, theksoi Kociq.


Kociq theksoi se ata që rrahën gjoksin për shtatë vjet se kurrë nuk do ta njohin emrin e ri “Maqedonia e Veriut”, tani janë të parët që kërcënojnë me dënime qytetarët që nuk i kanë ndryshuar dokumentet./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Drejtësi
KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Politikë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Lajme
​KQZ: Shpallja e rezultateve përfundimtare më së largu deri më 5 mars

​KQZ: Shpallja e rezultateve përfundimtare më së largu deri më 5 mars

Lajme
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Kalo në kategori