Koalicioni i mjerimit
Pas shumë mjegulle që ditët e fundit kishte mbështjellë realitetin politik në Kosovë, më në fund pamë atë që më së paku do të donim ta shihnim: zgjedhjen e një presidenti jolegjitim dhe lidhjen e një koalicioni pazaresh e interesash të ngushta. Ajo që ndodhi më 22 shkurt, ditën kur në Kuvendin e Kosovës votohej për president dhe qeveri të re, do të duhej të mos shihej kurrë më në institucionet tona. Ashtu siç ishin të manipuluara zgjedhjet e 12 dhjetorit të vitit të kaluar, ashtu u manipulua edhe më votën e lirë të deputetëve brenda parlamentit nga ana e koalicionit qeverisës PDK-AKR, por edhe me ndihmën e burokratëve ndërkombëtarë, siç ishte puna me sms-të e Dellit.
Votat e qytetarëve të Kosovës më 12 dhjetor, por edhe më 9 janar, ishin skajshmërisht të vjedhura dhe të manipuluara. Prandaj, edhe koalicioni PDK-AKR rrjedh nga një proces i tillë, meqë vjedhjet, manipulimet dhe presionet ndaj deputetëve ndodhën edhe brenda seancës nga të frikësuarit e PDK-së dhe të AKR-së, duke bërë kështu shkelje të Kushtetutës. Lexova diku se, megjithatë, pozitive për Kosovën ishte kompletimi i institucioneve dhe ecja përpara më punët e shumta që e presin vendin. Ndoshta ky artikull ishte diku në ndonjë gazetë proqeveritare, dhe nuk me erdhi shumë për t’u habitur meqë, fatkeqësisht, në Kosovë kemi edhe media që shkruajnë vetëm për hatër të pushtetit, duke u paguar më shuma të mëdha parash. Kjo i bie që kemi media të kontrolluara.
Por, shtrohet pyetja se a kishte Kosova nevojë për institucione të tilla çfarë u zgjodhën me 22 shkurt? Prejse flitej për koalicione, PDK-ja krekosej që i ka numrat për t’u votuar Pacolli për president të vendit, por që nuk doli të ishte ashtu. Pikërisht pse nuk i kishte numrat e mjaftueshëm, u bë gjithë ajo shkelje e kushtetutës dhe rregullores së punës së Kuvendit të Kosovës. Pra, me rastin e zgjedhjes së Behgjet Pacollit për president është shkelë rëndë Kushtetuta, për shkak se mënyra e realizimit të pauzës 5 minutëshe gjatë seancës, apo ndërmjet raundit të dytë dhe atij të tretë, është antikushtetuese dhe aspak demokratike.
Edhe pse kryetari i Kuvendit Jakup Krasniqi, për shkak të presionit nga ana e kryesisë së PDK-së, lejoi pesë minuta, natyrisht edhe ky duke anashkaluar rregulloren e punës së Kuvendit, ajo zgjati 45 minuta. Pra, zgjati për aq kohë sa ata që ishin kundër Pacollit për president, ose të kërcënoheshin, ose të paguheshin për të votuar pro në raundin e tretë. Nuk dua të merrem më gjatë më mënyrën se si shkoi seanca, si u zgjodhën presidenti dhe qeveria, por do të mundohem të shpjegoj pse ky koalicion është i paqëndrushëm, jetëshkurtë dhe i dëmshëm.
Së pari ky koalicion nuk ka qenë vullnet i qytetarëve, meqë po ta donin një formulë të tillë, do të votonin më masovikisht në zgjedhjet e fundit, edhe pse shumë të manipuluara. Ky koalicion nuk do të jetë stabil sepse ka numër të vogël përfaqësuesish në Kuvendin e Kosovës, dhe do të ketë vështirësi të shumta për t’i realizuar lehtësisht premtimet e bëra gjatë fushatës elektorale, të cilat Hashim Thaçi i bënte vendime, ani pse qeveria e tij ishte në dorëheqje. Ky koalicion, përveç tjerash, do të bie shumë shpejt, duke ditur se janë të gatshëm të bisedojnë sërish me Serbinë. E, këtë natyrisht se populli do ta kundërshtojë përmes demonstratave në rrugë, por edhe me ndihmën e opozitës parlamentare nga radhët e lëvizjes VETËVENDOSJE!.
Premtimi për ngritje pagash sërish po shtyhet për një muaj, e në anën tjetër kemi ngritje enorme të çmimeve, ku në disa vende një bukë tani po kushtonë 45 deri në 50 cent. Këtë populli nuk do të mund ta përballojë.
Arsye tjetër pse këto institucione nuk mund të qëndrojnë gjatë, është edhe mosnjohja e Behgjet Pacollit si president i vendit nga ana e organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, të cilat, nëse nuk ndryshojnë qëndrimin apo nuk ndërrojnë mendje, u deklaruan hapur se nuk e njohin Pacollin si president, dhe kërkuan të sqarohet për deklaratat e dhëna më parë në mediume të ndryshme, në të cilat kishte thënë se “Serbia ishte nëna e Kosovës, por një nënë e keqe”, ose diku tjetër kishte deklaruar se “Kosova nuk mundet pa Serbinë”.
Ky koalicion është i gatshëm t’i shesë nëpërmjet privatizimit neoliberal ndërmarrjet tona publike që janë shumë profitabile apo potencialisht të tilla, siç janë PTK-ja dhe KEK-u. Në anën tjetër, ata që shohin më larg në ekonomi, dhe vlerësojnë ndryshe, natyrisht se e kundërshtojnë këtë. Pra, jo vetëm njohës të zhvillimeve ekonomike, por edhe ne qytetarët jemi kundër privatizimit të ndërmarrjeve publike dhe pasurive të vendit, të cilat kanë potencial përfitimi të madh, dhe në vend se të shiten, ato duhet të shërbejnë për zhvillimin ekonomik të vendit tonë.
Ka edhe shumë arsye të tjera pse ky koalicion nuk na duhet aspak. Deri më tani Kosova udhëhiqej nga parti të shantazhuara dhe të përfshira drejtpërdrejt në krim të organizuar dhe korrupsion. Tani qytetarëve po u servohet prapë një qeveri dhe koalicion i tillë. Sërish në pushtet do të jenë të korruptuarit bashkë me ata që përmes kësaj fitojnë poste në instuticionet e sapozgjedhura dhe jolegjitime. Në këtë drejtim Presidenti dhe Kryeministri janë aty si rrjedhojë e një procesi të manipulimit të dyfishtë zgjedhor. Ata i morën postet e tyre përmes vjedhjes së votave të qytetarëve dhe manipulimit të votave të deputetëve. Ata nuk janë legjitimë, prandaj nuk mund dhe nuk duhet të qëndrojnë gjatë aty. Pra, ky është koalicion i mjerimit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zbulohet arsyeja pse u anulua penalltia e Alvarezit kundër Real Madridit

Ancelotti flet për fitoren ndaj Atletico Madridit dhe penalltinë e diskutueshme të Alvarezit

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

Simeone ndihet krenar me skuadrën e tij, reagon edhe ndaj polemikave të penalltisë së Alvarez

Tërmeti më i fortë në 40 vjet godet Napolin, i gjithë qyteti zgjohet nga 'zhurma e madhe' para lëkundjes

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker