LAJMI I FUNDIT:

KMDLNj: Gjendje jo e mirë në burgun e Hajvalisë

KMDLNj: Gjendje jo e mirë në burgun e Hajvalisë

KMDLNj përmes një komunikate për media njofton se disa herë ka vizituar Qendrën e Paraburgimit në Hajvali, vetëm dy muaj pasi aty janë vendosur të paraburgosurit.

KMDLNj thotë se është në përgatitje të një raporti më të gjerë për këtë Qendër të Paraburgimit duke identifikuar një numër të problemeve , kryesisht të natyrës teknike për shkak të cilësisë së dobët të punimeve.

Lidhur me këtë çështje, KMDLNj njofton se ka takuar ministrin e drejtësisë, Abelard Tahiri si dhe ministrin e MAP, Mahir Yagcilar.


“Me datë 25.03.2019 përfaqësues të KMDLNj-së, përfaqësues të MAP (përgjegjës për ndërtimin e kapaciteteve të Shërbimit Korrektues), përfaqësuesi ligjor i firmës që i ka kryer punimet në këtë Qendër të Paraburgimit dhe Drejtori i Q.P në Hajvali, së bashku me bashkëpunëtorë vizituan lokacionet e identifikuara e që janë të dëmtuara në përpjekje të gjejnë një zgjidhje për evitimin e tyre”, thuhet në komunikatë.

KMDLNj thekson se ndërtimi i Qendrës së Paraburgimit në Hajvali ka kushtuar rreth 7 milion euro dhe vetëm dy muaj pas fillimit të punës ka dëmtime; lagështi, dëmtim i pllakave, dëmtim i mureve, kullat vrojtuese jo funksionale, etj.

Sipas KMDLNj-së, punëkryerësi i punimeve i ka dorëzuar objektin MAP-it i cili e ka pranuar në “ gjendje teknike të rregullt” kurse tani thotë se është një situatë kur e pësojnë personat e privuar nga liria, stafi korrektues, të punësuarit aty dhe sidomos drejtori i Q.P në Hajvali me udhëheqjen e ngushtë”,

Kjo qendër është dorëzuar për përdorim dy vite me vonesë ndërsa nga mesi i janarit 2019 ka filluar punën, me një kapacitet të kufizuar.

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori