LAJMI I FUNDIT:

Klubet kosovare ftohen në Sarajevë

Klubet kosovare ftohen në Sarajevë

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka ftuar klubet e interesuara për të marrë pjesë në turneun ndërkombëtar që mbahet në Sarajevë për grupmoshat 2000-2005, nga 8 deri më 12 janar të vitit të ardhshëm. Sipas FFK-së, afati i fundit për paraqitje është 6 nëntori.

Në këtë turne, siç njofton FFK-ja pjesëmarrëse do të jenë klube të mëdha evropiane si Barcelona, Austria e Vjenës, Juventusi, Dinamo e Zabgrebit e shumë klube tjera.

Për këtë, FFK-ja ka ftuar klubet e interesuara për një takim më 6 nëntor (13:00) në Shtëpinë e Sporteve në Prishtinë. /Tribuna/Telegrafi/