LAJMI I FUNDIT:

KLMDNJ reagon ndaj nxitjes së urrejtjes ndërfetare

KLMDNJ reagon ndaj nxitjes së urrejtjes ndërfetare

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut ka reaguar ndaj interpretimit që i ka bërë imami i një xhamie në Prishtinë, Sherif Krasniqi, jetës së humanistes shqiptare, Nëna Terezë, e cili u botua në mediat kosovare.

“Në mediat e shkruara doli një interpretim i imamit prishtinas’ z. Sherif Krasniqi në të cilin thuhej se: “Nëna Terezë do të digjet në ferr saktësisht në qendër të ferrit “ për të vetmen arsye se nuk paska vdekur si myslimane por se i takuaka besimit të krishter. Gjithashtu, aty, Nënës Terezë i adresohen disa kualifikime që rëndë e cenojnë dinjitetin e saj si njeri, e jo vetëm si besimtare e krishter”, thuhet në reagimin e KMDLNJ-së.

E drejta për besim dhe ushtrim të lirë të fesë, thekson KMDLNJ, është garantuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, dhe njihet, mbrohet nga të gjitha dokumentet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut si Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut e OKB-së (neni 18-të) dhe Konventa për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut (neni 9-të).

“Gjithashtu çdo njeri ka të drejtën e shprehjes së mendimit dhe fjalës së lirë . Në rastin konkret, KMDLNJ mendon se kemi të bëjmë me një keqpërdorim flagrant të fjalës së lirë dhe nxitjes së urrejtjes ndërfetare”, thuhet më tej në reagim.


“Dihet shumë mire që në Kosovë toleranca fetare ka qenë një pasuri e cila i ka bashkuar besimtarët e besimeve të ndryshme. Dihet shumë mire se feja islame gjithmonë ka predikuar dashuri, paqe e sidomos tolerancë ndërfetare, me shumë shembuj. Gjithashtu dihet edhe roli i Nënës Terezë në historinë e popullit shqiptar dhe popujve tjerë. Andaj, KMDLNJ-ë kërkon që kjo tolerancë ndërfetare e dëshmuar me prova konkrete të jetë në funksion të njerëzimit , të së drejtës dhe të përparimit, e jo në funksion të përçarjes dhe urrejtjes”, theksohet në reagim.

Mesazhi i imamit të Prishtinës, Sherif Krasniqi – sipas KMDLNJ-së – është pikërisht i kundërt me mësimet e fesë islame dhe si i tillë është shumë kompromitues.

KMDLNJ po ashtu ka reaguar edhe ndaj sulmit dhe keqtrajtimit fizik, nga persona të paidentifikuar, që i është bërë Ejup Krasniqit, bibliotekist në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë dhe ligjërues i xhumasë në xhaminë e fshatit Makovc – dhe i cili është sulmuar sepse “nuk po zbaton hadithet e pejgamberit“.

“Ky është rasti i tretë në Kosovë (Xhabir Ahmeti dhe mulla Osmani janë rrahur më parë) me të njëjtin pretekst ngase nuk u janë përmbajtur obligimeve fetare sipas një modeli të imponuar nga të tjerët e që është importuar më vonë, pas përfundimit të luftës. KMDLNJ-ë reagon ashpër ndaj kësaj dhune fetare që është ushtruar ndaj z. Krasniqi dhe kërkon nga autoritetet përgjegjëse që kryerësit e këtij sulmi vandalist të arrestohen sa më parë dhe të nxirren para organeve të drejtësisë. Mosefikasiteti i duhur i organeve përgjegjëse vetëm sa i ka inkurajuar elementet ekstremiste të zgjerojnë spiralen e dhunës, në vend që t’i parandalojnë ato”, theksohet ndër të tjera në reagim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Lajme
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Siguri
Eksperti i trafikut bën

Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme

Lajme
Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Lajme
Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Lajme
Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Sociale
Kalo në kategori