Klinika për Mjekim Intensiv në Shkup ende nuk pranon pacientë, u vërshua nga reshjet e shiut
Klinika për Anestezion, Reanimacion dhe Mjekim Intensiv e njohur si “Karil” që pas stuhisë së të martës nuk pranon pacient, sepse një pjesë e hapësirave të saj u përmbytën. Nga OBRM-PDUKM sot akuzuan se nuk po ndërmerret asnjë hap për sanimin e dëmeve dhe rivënien sa më të shpejtë në funksion të kësaj klinike që është kyçe të shëndetësinë terciare.
“Sot parashtrojmë pyetje dhe paralajmërim kyç deri tek drejtoresha e “Karil”, Ministria e Shëndetësisë dhe institucionet tjera kompetente. Çfarë po ndërmerret që kjo klinikë në mënyrë të duhur të përgatitet për funksionim. Kjo nuk është një garazh u thjesht, ose podrum nga i cili duhet të nxirret vetëm uji dhe të pastrohet me leckë. Nëse klinika ka qenë përmbytur nga kanalizimi apo ujëra të tjera deri në atë nivel sa të mos pranohen pacientë, atëherë këtu bëhet fjalë për një proces shumë më serioz dhe thelbësorë për të rikthyer atë në funksion”, tha Dafina Stojkoska, deputete e OBRM-PDUKM-së.
Por drejtor i Klinikës për Traumatologji, Sëmundje Ortopedike, Anestezion, Reanimacion dhe Mjekim Intensiv dhe Qendrën Urgjente, Aleksandar Stojkoski tha se “Karil” është pjesërisht në funksion, pasi sipas tij ka pasur vetëm rrjedhje uji dhe jo përmbytje.
“Gjendja në “ Karil” është normale, vetëm se punojmë më intensitet të zvogëluar. Fillimisht të sqaroj se nuk bëhet fjalë për përmbytje. Bëhet fjalë për një pjesë tek magazinat dhe në pjesën intensive dhe ajo nuk është përmbytje, ashtu siç përcillet. Është rrjedhje pranë murit, e cila tashmë është sanuar, por ngaqë në atë pjesë ka rrjet elektrik në të cilën lidhen disa krevate ata krevate janë shkyçur, deri sa të shohim se si është gjendja me energjinë. Krevatet tjera, rreth 15, janë në funksion. Çdo ditë pranohen pacientë”, deklaroi Aleksandar Stojkoski, drejtor i Qendrës Urgjente.
Më 1 shtator përmes një komunikate, Ministria e Shëndetësisë informoi se për shkak të problemeve teknike të njësisë për trajtim intensiv “TOARLIUC KARIL, të gjithë pacientët që kanë nevojë për kujdes intensiv dhe trajtim do të drejtohen në institucionet publike shëndetësore, deri në sanimin e defektit: pacientët nga Shkupi në spitalin “8 Shtatori” dhe “Shën Naumi i Ohrit”, pacientë nga Maqedonia lindore në Institucionin Publik Shëndetësorë në Shtip, pacientë nga Maqedonia qendrore në Institucionin Publik Shëndetësorë në Manastir, pacientët nga Maqedonia perëndimore në Institucionin Publik Shëndetësorë Tetovë”./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re – Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re