LAJMI I FUNDIT:

Klasat e para nisin Informatikën në Shqipëri

Klasat e para nisin Informatikën në Shqipëri

Lënda do të jepet në praktikë në 100 shkolla.

Për herë të parë nxënësit e klasave të para kanë nisur të zhvillojnë lëndën Teknologji Informacioni dhe Komunikimi.

Bazat e kompjuterit, siguria në internet dhe kodimi janë disa nga njohuritë që nxënësit do marrin.


“Do të mësojnë si funksionon mausi, se si të shkruajnë pasi ata kanë mësuar shkrimin në Abetare, do mësojnë të ngjyrosin, të bëjnë një figurë në paint. Pra këto orët e para janë bazat e kompjuterit”, thotë mësuesja Alvara Gjorga.

Kjo lëndë nuk ka tekst por zhvillohet në praktikë. Përdorimi i teknologjisë për të mësuar gjëra të reja duket tërheqëse për nxënësit.

“Kam mësuar mausin dhe këto format”, shprehet një nxënës.

-Të pëlqen?

“Po”.

“E pëlqej shumë”.

-Çfarë të pëlqen?

“Që ta çoj te kjo e verdha, ka një gocë që po troket dhe e pëlqej kur dikush më troket”.

Megjithatë në orët e para janë hasur edhe vështirësi.

“Për  t’i mbajtur të përqëndruar është pak vështirë sepse është klasë e parë, është pak shtesë për ata po si gjithmonë gjërat e reja, është pak vështirë”.

Gjatë vitit shkollor klasat e para do njihen me bazat e fushës së kodimit. Kjo përmes lojërave, ku fëmijët do duhet të japin disa komanda.

“Kur e dëgjon duket pak vështirë që si do e mësojnë se janë klasë e parë, por është menduar në formën e  lojës. Për ta ndërtuar këtë digë ky kastor duhet të marrë disa udhëzime, këto udhëzime do ja japë nxënësi. Në të vërtetë do kuptojnë që për të bërë diçka duhet të japësh disa komanda”.

Lënda e Informatikës është një projekt pilot që zhvillohet për herë të parë këtë vit. Si fillim do zbatohet në 100 shkolla./Tv Klan

Në trend Lajme

Më shumë
Shqipëria, Kosova dhe Kroacia nënshkruajnë marrëveshje trilaterale për mbrojtjen

Shqipëria, Kosova dhe Kroacia nënshkruajnë marrëveshje trilaterale për mbrojtjen

Lajme
Vdekja e dy vajzave në aksidentin në Ranillug, Kurti shkon për ngushëllime te familjet Basha dhe Thaqi

Vdekja e dy vajzave në aksidentin në Ranillug, Kurti shkon për ngushëllime te familjet Basha dhe Thaqi

Lajme
Qytetarë të shumtë bëjnë homazhe për Haxhi Thaçin

Qytetarë të shumtë bëjnë homazhe për Haxhi Thaçin

Lajme
Hoti i pakënaqur me rezultatin e partisë në zgjedhje: LDK ka nevojë për lidership të ri

Hoti i pakënaqur me rezultatin e partisë në zgjedhje: LDK ka nevojë për lidership të ri

Lajme
Marrëveshja Kosovë, Shqipëri e Kroaci - Maqedonci: Nuk është kërcënim, por mesazh për ata që kërcënojnë rajonin

Marrëveshja Kosovë, Shqipëri e Kroaci - Maqedonci: Nuk është kërcënim, por mesazh për ata që kërcënojnë rajonin

Lajme
Kosova, Shqipëria dhe Kroacia sot nënshkruajnë marrëveshje në fushën e mbrojtjes – këto janë pikat kryesore të bashkëpunimit

Kosova, Shqipëria dhe Kroacia sot nënshkruajnë marrëveshje në fushën e mbrojtjes – këto janë pikat kryesore të bashkëpunimit

Siguri
Kalo në kategori