LAJMI I FUNDIT:

Kjo është “Shaqiri” i futbollit femëror të Zvicrës (Foto)

Kjo është “Shaqiri” i futbollit femëror të Zvicrës (Foto)

Valon Behrami, Xherdan Shaqiri, Blerim Xhemajli apo dhe Granit Xhaka me shokë, sot janë lojtarët kyç në përfaqësuesen kombëtare të futbollit në Zvicër.

Pos heronj të helvetikëve, këta me plot të drejtë konsiderohen edhe heronj të shumë shqiptarëve që jetojnë në Zvicër. Ata janë bërë edhe si masë matëse e integrimit dhe e mundësive që ofron ky vend për të huajt. Por janë bërë edhe si masë mbrojtëse e të huajve, para se gjithash shqiptarëve, kur ata bien pre e stereotipeve të ndryshme që janë thurur për ta.

Sot futbolli për shumëkënd është më shumë se sport, më shumë se një lojë. Ekipi kombëtar helvetik i futbollit sot paraqet një shembull tipik. Ai përbëhet nga të rinj të ardhur nga vende e kultura të ndryshme, apo edhe pjesëtarë të gjeneratës së dytë e të tretë emigrantësh, që kanë pranuar të luajnë për kombëtaren e Zvicrës, transmeton albinfo.


femra 2

Loja që dikur ishte ekskluzivitet vetëm i meshkujve, tash ka filluar të zbukurohet edhe me femra. Tashmë është standarde që ndarja e çmimeve nga FIFA për më të mirët e vitit në futboll, të bëhet për të dy gjinitë.

Quhet Florijana Ismaili, brune, 170 cm e gjatë. Është një vajzë gjithmonë e hareshme dhe gazmore, e lindur dhe e rritur në Zvicër, prindërit e së cilës vijnë nga Presheva. Pasi që babai i saj, Besniku, ishte një futbollist i pasionuar, ngado që shkonte për të luajtur, e merrte edhe Florin me vete. Në një mënyrë mund të thuhet se Florit futbolli iu imponua në mënyrë të paqëllimshme nga i ati.

Nga futbolli i lagjes deri te Kampionati Evropian i futbollit

Si çdo futbollist apo futbolliste, hapat e parë i bën me shokët e shoqet e lagjes apo edhe të shkollës, deri sa i bie në sy me talentin e sa trajnerit të femrave të ekipit FC Raperswil. Qysh në moshën 10 vjeçare bëhet pjesë e këtij klubi. Pas një aventure 5 vjeçare, Florit i jepet një mundësi e artë për tu bërë pjesë e ekipit U 18 të klubit të kryeqytetit helvetik, Young Boys, e që brenda 6 muajsh arrin të bëhet pjesë e ekipit të parë. Në këtë përbërje edhe korr sukseset e para siç ishte shpallja kampione e Zvicrës, si dhe kualifikimi për Ligën e Kampionëve (sezoni 2011-2012).

Por suksesi i Florit nuk përfundon me kaq. Pas paraqitjeve të mira me YB femrat, selektorja e kombëtares zvicerane të futbollit, Martina Voss i dërgon ftesën për tu bashkangjitur në kombëtare, një privilegj mjaft i madh ky për Florin.

Ne e takuam Florin në Swiss Olympic House në Magglingen (Evilard). Takimi ishte i aranzhuar nga menaxheri për media pranë kombëtares së femrave, Daniel Beck. E thjeshtë, me një grim të lehtë, e veshur e tëra në të kuqe, ngjyra këto të përfaqësueses zvicerane. Ajo ishte aty e grumbulluar me futbollistet e tjera te kombëtares, në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e radhës të kualifikimeve për Kampionatin Evropian, Holandë 2017.

Me 11 gola, golashënuese e sezonit për ekipin “Young Boys”

Gjatë bisedës sonë, ajo rrëfen në detaje për karrierën e saj, që nga fëmijëria e deri tek aty ku është sot, pra si lojtare e kombëtares zvicerane të futbollit për femra. Edhe pse është ndër më të rejat në ekip, ajo tashmë vlerësohet lartë nga bashkëlojtaret. Kur e pyesim se si e ndjen veten gjersa luan futboll, ajo shprehet se gjatë lojës pos përqendrimit maksimal, është edhe koha kur problemet apo edhe hallet e jetës, nuk ekzistojnë, thjesht, bashkëjeton me lojën.

Duke qenë një mesfushore e majtë e me karakter sulmues, në të dy ekipet, asaj nuk i mungojnë as golat. Për ekipin e saj YB, Flori tashmë mban vendin e parë në këtë sezon për golat e shënuar, ka realizuar 11 gola në 16 ndeshje, e që njëkohësisht është e dyta në nivel kombëtar. Përderisa në kombëtare, përkundër konkurrencës mjaft të fortë dhe paraqitjeve e minutazhit të pakët, 12 paraqitje me gjithsej 536 minuta të luajtur, ka shënuar deri më tani vetëm një gol, atë kundër Irlandës, e të cilin me krenari ia dedikon familjes së saj.

Tashmë është në vitin e fundit të shkollimit të saj profesional (Sport KV).

femra 3

E vetmja shqiptare në Kombëtaren e Zvicrës

“Futbolli është pasioni i jetës sime, por në Zvicër është e pamundur të jetohet vetëm nga futbolli” thotë Flori. Përkundër ofertave nga klubet e mëdha në Zvicër siç janë Basel, Zurich apo Luzern, ajo tashmë ka një kontratë me YB, e beson t`i mbetet besnike klubit të saj, pasi që kushtet që ofrohen ne klubet e tjera, nuk kanë ndonjë dallim të madh. Nëse largimi do të ishte opsion, atëherë destinacion i saj i preferuar është padyshim Gjermania, ku dikur luante edhe idhulli i saj Fatmira Bajramaj-Alushi.

Përkundër përfaqësueses së meshkujve ku janë 7 shqiptarë, në atë të femrave, Flori është e vetmja me prejardhje shqiptare. Por ajo është mjaft krenare, sepse mendon se me sjelljet dhe karakterin e saj, nuk përfaqëson vetëm veten dhe familjen e saj, por pothuajse të gjithë shqiptarët në Zvicër. Ajo përcjell me vëmendje edhe zhvillimin në futbollin shqiptar, e në veçanti i është gëzuar tej mase kualifikimit të Shqipërisë në Kampionatin Evropian këtë vit në Francë.

femra 1

Ka tejkaluar parashikimet më optimiste të babait

Por çfarë mendimi kanë të tjerët për Florijanën? Këtë më së miri mund të na e thotë seleksionuesja e përfaqësueses. Edhe pse është një lojtare me një teknikë të lartë, shpejtësi e goditje të fortë, për trajneren e kombëtares, Martina Voss-Tecklenburg, kjo nuk është kushti i vetëm për të qenë në këtë ekip. ”Për të qenë një lojtare e kompletuar, nuk mjafton vetëm përgatitja taktiko-teknike, por edhe cilësitë e saj si njeri, personaliteti dhe karakteri i saj”, thotë zonja Voss. E këto cilësi Flori i përmbush në maksimum. Më tutje trajnerja, duke numëruar cilësitë e tjera të Florit, u shpreh se ajo ka shumë për të mësuar, gjë për të cilën nuk ka dyshim, sepse sheh potencial të madh zhvillimi si dhe gatishmëri për të mësuar nga të tjerët.

Ndërsa për prindërit e Florit, e në veçanti për babain, Besnikun, përkundër punës dhe angazhimit të tij të vazhdueshëm, Flori tashmë ka tejkaluar çdo parashikim të tijin. Ajo tashmë luan në nivelet më të larta të futbollit për femra në Zvicër. Ai, duke i dëshiruar vajzës së tij karrierë më të ndritshme, tashmë thjesht shpreson dhe lutet që Flori të mos pësojë ndonjë lëndim, i cili do të mund ta pengonte në realizimin e qëllimeve të saj.

Duke qenë se me ekipin e saj Young Boys, këtë vit renditet në pjesën e mesme të tabelës, Florijana vazhdon të luftojë në të dy frontet, e sidomos në kombëtare, ku Zvicra tashmë ka siguruar pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian që mbahet në Holandë vitin e ardhshëm.

“Nëse duhet të shkoj nga Young Boys, atëherë vetëm në Gjermani!”

Futbolli është pasioni i jetës sime, por në Zvicër është e pamundur të jetohet vetëm nga futbolli” thotë Flori. Përkundër ofertave nga klubet e mëdha në Zvicër siç janë Basel, Zurich apo Luzern, ajo tashmë ka një kontratë me YB, e beson t`i mbetet besnike klubit të saj, pasi që kushtet që ofrohen ne klubet e tjera, nuk kanë ndonjë dallim të madh. Nëse largimi do të ishte opsion, atëherë destinacion i saj i preferuar është padyshim Gjermania, ku dikur luante edhe idhulli i saj Fatmira Bajramaj-Alushi.

Në trend Sport

Më shumë
Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Përfaqësuesja e Kosovës
Si në ditët e tij më të mira – Shaqiri vazhdon me gola në Zvicër, kësaj radhe i shënon Servettes

Si në ditët e tij më të mira – Shaqiri vazhdon me gola në Zvicër, kësaj radhe i shënon Servettes

Ligat tjera
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfidën ndaj Rennesit

I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfidën ndaj Rennesit

Ligue 1
Guardiola ka vendosur cilin lojtar duhet ta transferojë Man City pas humbjes turpëruese ndaj Tottenhamit

Guardiola ka vendosur cilin lojtar duhet ta transferojë Man City pas humbjes turpëruese ndaj Tottenhamit

Premier League
Trajneri kosovar goditet me trofe në fytyrë nga gjyqtari malazez, u desh ndërhyrja e sigurimit për të mos eskaluar situata

Trajneri kosovar goditet me trofe në fytyrë nga gjyqtari malazez, u desh ndërhyrja e sigurimit për të mos eskaluar situata

Sport
Florentino Perez shpërthen pasi Vini Jr nuk e fitoi Topin e Artë, e përmend edhe Shqipërinë për votat

Florentino Perez shpërthen pasi Vini Jr nuk e fitoi Topin e Artë, e përmend edhe Shqipërinë për votat

La Liga
Kalo në kategori