LAJMI I FUNDIT:

Kjo është linja e re hekurudhore, që do të përshkojë Kosovën

Kjo është linja e re hekurudhore, që do të përshkojë Kosovën

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), është duke siguruar një kredi të lartë prej 39.900.000 eurove, për të financuar modernizimin e infrastrukturës hekurudhore të Kosovës, thellimin e integrimit rajonal dhe forcimin e zhvillimit ekonomik të vendit.

Ky është transaksioni më i madh i BERZH-it në Kosovë deri më sot dhe investimi i parë i Bankës në sektorin e transportit të vendit.

Projekti do të përmirësojë lidhjen midis rrjetit hekurudhor të Kosovës dhe rrjetit evropian, përmes Korridorit VIII dhe Korridorit X në IRJ të Maqedonisë, në jug të vendit dhe deri tek kufiri në veri me Serbinë.


Kredia për infrastrukturë e Hekurudhave te Kosovës (Infrakos), do të sigurojë fonde për të përmirësuar lidhjen hekurudhore ndërkombëtare të Kosovës, përmes korridorit të 10-të.

Kjo linjë do të jetë e gjatë 148 kilometra, e ndarë në tre seksione: seksioni jugore Fushë Kosovë – Kufiri me Maqedoninë; pjesa qendrore Fushë Kosovë-Mitrovicë; dhe, linja deri tek pjesa veriore e Mitrovicës.

Krahas kredisë së BERZH-it, edhe Banka Evropiane e Investimeve është duke kontribuar në këtë projekt.

Projekti gjithashtu përfiton nga mbështetja e donatorëve me grante të ofruara nga Bashkimi Evropian dhe grante për përgatitjen dhe zbatimin e projekteve nga Korniza Investuese për Ballkanin Perëndimor. /Telegrafi/