LAJMI I FUNDIT:

Kinezja ushqen me gji tetë foshnja të huaja

Kinezja ushqen me gji tetë foshnja të huaja

Një kineze, me profesion police, u ka dalë në ndihmë viktimave të tërmetit duke ushqyer me gji tetë foshnje, shkruan një gazeta nga Chengdu.

Sipas gazetës, 29-vjeçarja Jian Siajuan, e cila ka lindur para pak kohe, ka pranuar të ushqejë me gji foshnjat e tri grave të cilat, për shkak të stresit, kanë mbetur pa qumësht, dhe fëmijët e të cilave nuk e kanë dashur qumështin pluhur.

Gruaja e re ka marrë mbi vete të ushqej edhe pesë foshnja tjera të vendosura në jetimoret e qytetit të cilat nuk kanë pasur rezerva të qumështit pluhur.