LAJMI I FUNDIT:

Kinezi planifikon udhëtimin deri në Tajvan – në barkë letre

Kinezi planifikon udhëtimin deri në Tajvan – në barkë letre

Zhu Jalin nga Kina, profesor i shkollës së mesme në provincën Sichuan, planifikon të punojë një barkë nga letra dhe të udhëtojë me të deri tek ishulli më i afërm, i cili është pjesë e Tajvanit.

Fundi i barkës do të jetë i punuar nga reketët e pingpongut, derisa konstruksioni i barkës do të lidhet me ngjitës me bazë fluori.

Zhu planifikon të kalojë gjashtë kilometra nga Kinmeni, ishulli i cili kontrollohet nga Tajvani qëkur Forcat kombëtare e kanë lëshuar Kinën, në fund të luftës civile me komunistët, në vitin 1949.

Zu dëshiron që me “lundruesen e letrës" të promovojë paqen. Ende nuk është e njohur nëse Tajvani është pajtuar me planin e tij.