LAJMI I FUNDIT:

KF Drita kërcënon FFK-në për gjyqtarët

KF Drita kërcënon FFK-në për gjyqtarët

KF Drita ka akuzuar gjyqtarin Hajriz Hajdarin për ndarjen e drejtësisë në ndeshjen Drita-Prishtina (1-1), takim ky i zhvilluar dje në kuadër të Raiffeisen Superliga e Kosovës në futboll.

Klubi gjilanas përmes një njoftimi ka thënë se gjyqtari Hajdari ka dështuar totalisht në ndarjen e drejtësisë. “Bardhekaltrit” e Gjilanit kanë kërkuar nga Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), që t’i edukojnë gjyqtarët në të kundërtën gjilanasit nuk garantojnë së do të vazhdojnë më këtë ritëm deri në fund të sezonit.

“Në botën e futbollit modern dinamika e lojës mund të bëj që referi kryesorë nganjëherë të mos sheh rastet e prekjes me dorë apo të ndonjë ndërhyrjeje brenda zonës së rreptësisë dhe jashtë saj, por sot (dje) në ndeshjen Drita-Prishtina, referi H. Hajdari dështoi totalisht! FFK, nëse jeni thirrur deri me sot për imazh të futbollit të Kosovës me incizimet e futbollit te qytetit të Gjilanit, ne nuk do te ju garantojmë që do të vazhdojmë më ketë ritëm, nëse ju nuk i edukoni referet e tuaj për ndarjen e drejtësisë. Klubi futbollistik Drita si çdo herë edhe ne rastin e fundit kur Kosova ishte para ndeshjes historike ndaj Haitit, është marre shembull për organizim dhe mikpritje te shkëlqyeshme dhe për atë ishin prezent mysafirë nga rajoni dhe televizione si ‘Canal+’ etj, për t’i treguar se këtu dimë dhe luajmë futboll. Drita do të vazhdojë të plotësojë kushtet për tu zhvilluar një ndeshje futbolli në mënyrën më të mirë të mundshme me një referim pa presion, por nuk do të tolerojë më padrejtësi”, është thënë në njoftimin e KF Dritës.

Sipas këtij njoftimi, Klubi futbollistik Drita është shembull për të gjitha ekipet kosovare se si organizohet një ndeshje futbolli.


“Të gjitha ekipet kosovare citojnë se te ju ndihemi shumë mirë si në shtëpi, sepse këtu luhet futboll, nuk ka rëndësi se kush fiton, por nuk mundemi të lejojmë që një refer të vije te drejtoje një ndeshje me tendencë për qëllime te caktuara apo ka simpati ndaj ndonjë klubi dhe të dëmtojë ndonjë klube tjetër. Tek ne nuk do te kenë vend me më këso gjera. Në javën e fundit që Drita e luajti në shtëpi me Prishtinën ishim dëshmitare të një referimi katastrofal dhe të njëanshëm, dhe për gjithë ketë u përkujdes referi nga Drenasi, H. Hajdari. Me referët si H. Hajdari po dëmtohen edhe klubet, sepse donatoret të cilët i kemi kanë filluar te shfaqin pakënaqësi. ‘Nuk po ja vlen me investu, shiko se çka po bëjnë’. Kështu që ne nuk do të lejojmë të luajnë me mjetet tona, djersen e lojtarëve dhe ndjenjat e dashamireve të futbollit të cilët na përcjellin vazhdimisht”, thuhet në njoftimin e KF Drita.

KF Drita thotë se FFK nën udhëheqjen e Fadil Vokkrit ka pasur të arritura të mëdha, mirëpo ne si klub bëjmë thirrje që të merr hapa të mëtutjeshëm ndaj gjyqtarëve që bëjnë skandale dhe nuk din të drejtojnë një ndeshje për të cilën ata delegohen. Sipas KF Dritës, gjyqtari Hajdari bëri një referim skandaloz që i shërbeu Prishtinës, e që sipas Dritës, kryeqytetasit nuk e merituan pikën e fituar në Gjilan.

Krejt në fund KF Drita kërkon nga FFK-ja që të mos delegojë gjyqtarë të cilët nuk kanë njohuri për këtë punë, sepse sipas klubit gjilanas, referime të tilla po e dëmtojnë futbollin e Kosovës. /KP/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Liga e Kampionëve
U turpëruan në Ligën e Kampionëve, Guardiola 'ka vendosur të largojë tetë lojtarë' nga Man City

U turpëruan në Ligën e Kampionëve, Guardiola 'ka vendosur të largojë tetë lojtarë' nga Man City

Premier League
Kompany tenton transferim shokues te Bayerni për sezonin e ri

Kompany tenton transferim shokues te Bayerni për sezonin e ri

Bundesliga
Si performuan kandidatët që janë të lidhur me futbollin në zgjedhjet parlamentare

Si performuan kandidatët që janë të lidhur me futbollin në zgjedhjet parlamentare

Kosovë
Një gjyqtar ka zbuluar se ka favorizuar Messin pas 'marrëveshjes me 12 fjalë gjatë një ndeshje'

Një gjyqtar ka zbuluar se ka favorizuar Messin pas 'marrëveshjes me 12 fjalë gjatë një ndeshje'

Përfaqësueset
Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori