LAJMI I FUNDIT:

Këtyre tre stadiumeve u ndërrohet bari

Këtyre tre stadiumeve u ndërrohet bari

UEFA merr masa për fushat e dëmtuara në “Euro 2016”. Në dyert e organit më të lartë të futbollit evropian, ka patur një numër të madh ankesash për terrenet me probleme.

Trajnerë nga kombëtare të ndryshme kanë shprehur shqetësimin e tyre për këtë fakt, duke u theksuar se është e vështirë të luash futboll në këto fusha, pasi futbollistët jo vetëm që nuk mund të japin më të mirën e tyre, por rrezikojnë të dëmtohen rëndë.

Shkak për terrenet e rënduara në disa prej stadiumeve të Francës është bërë dhe moti i keq, por jo vetëm.


Ky është një problem, i cili është raportuar që në ndeshjet e para të këtij evropiani dhe deri diku ka pasur dhe një përplasje institucionale midis ekspertëve të Federatës Franceze dhe atyre të UEFA-s, duke akuzuar këta të fundit se kishin marrë vendime të njëanshme.

Kështu stadiumi i parë që do t’i nënshtrohet ndërrimit të barit është Stade Pierre- Mauroy, që ndodhet në Lile. Një tjetër impiant që do të përfshihet në rivendosjen e tapetit të gjelbër është edhe ai Marseille “Velodrome” si dhe “Stade De France”, që ndodhet në Paris.

Kjo nuk është hera e parë që UEFA detyrohet të ndërrojë fushën e stadiumeve gjatë zhvillimit të kampionatit evropian, një gjë e tillë ka ndodhur dhe në Euro 2008, të zhvilluar në Zvicër dhe Austri.

Në trend Sport

Më shumë
Arsenali i bashkohet garës së fortë për transferimin e yllit të Barcelonës në verë

Arsenali i bashkohet garës së fortë për transferimin e yllit të Barcelonës në verë

Premier League
Policia e Kosovës jep detaje për përleshjen pas ndeshjes Liria - Vëllaznimi

Policia e Kosovës jep detaje për përleshjen pas ndeshjes Liria - Vëllaznimi

Liga e Parë
Eskalon situata në fund të ndeshjes Liria - Vëllaznimi, tifozët futen në fushë

Eskalon situata në fund të ndeshjes Liria - Vëllaznimi, tifozët futen në fushë

Liga e Parë
Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Ndërkombëtare
Dy top klubet angleze e bëjnë prioritet transferimin e Frenkie de Jongut

Dy top klubet angleze e bëjnë prioritet transferimin e Frenkie de Jongut

La Liga
Barcelona rrit kufirin e pagave, tani synon afrimin e një ylli nga Liga Premier

Barcelona rrit kufirin e pagave, tani synon afrimin e një ylli nga Liga Premier

La Liga
Kalo në kategori