LAJMI I FUNDIT:

Ketri ndalon transmetimin e Lojërave Olimpike

Ketri ndalon transmetimin e Lojërave Olimpike

Rreth 30 për qind e zviceranëve nuk kanë mundur të përcjellin mbylljen spektakolare të Lojërave Olimpike në Pekin, sepse një ketër e vogël ka nxitur lidhje të shkurtër në kabllot elektrike.

Gati një e treta e teleshikuesve, të cilëve u ka ofruar transmetim televizioni frankofon i Zvicrës, e kanë parë mbylljen spektakolare të Lojërave Olimpike vetëm dikur vonë në mbrëmje, sepse një ketër kishte nxitur një lidhje të shkurtër elektrike.

Kjo prishje i ka goditur edhe 6.000 kyçje në Zurich, derisa ndërprerjet kanë zgjatur pothuajse dy orë për emisionet në gjermanisht, italisht dhe frëngjisht. Më së rëndi ka qenë i goditur kanali në gjuhën frënge.

Kafsha nuk ka arritur të mbijetojë.