Këto janë vendimet e sotme të Qeverisë së Maqedonisë, në seancën e 70-të të saj
Qeveria në seancën e sotme të rregullt miratoi propozim- ligjet për ndryshime të Ligjit për sigurinë e prodhimeve, për mbrojtje të konsumatorëve dhe të Ligjit për kontroll të lëndëve të metaleve të çmuara. Ndryshimet të tre ligjeve kanë të bëjnë me ndryshimet në Ligjin për inspektoratin shtetëror të tregut, që pësoi ndryshime për shkak të konfliktit me sistematizimin aktual të Inspektoratit Shtetëror të Tregut, me të cilin u abrogua Sektori për shkelje. Me ndryshimet e theksuara në 3 ligjet mundësohet të formohet Sektori për shkelje në Ministrinë e Ekonomisë.
Ministrat në seancë shqyrtuan Informacionin për ecurinë e progresit të aktiviteteve lidhur me projektin- Avancimi i cilësisë së të dhënave në kadastër. Projekti nënkupton strukturën e procesverbaleve, përkatësisht të të dhënave në Kadastrën e patundshmërive.
Në fakt, të dhënat me cilësi të lartë janë pjesë edhe të Vizionit 2020, i cila parasheh që Agjencia e Kadastrës të Patundshmërive, të jetë institucion bashkëkohor me qëllim të vendosjes së plotë të proceseve primare dhe sekondare të biznesit. Kjo do të mundësojë shkëmbim të të dhënave të azhurnuara të cilësisë së lartë dhe shërbimeve në nivele kombëtar dhe rajonal, duke kontribuar në rritjen ekonomike dhe zhvillim të shoqërisë.
Në seancë u shqyrtua edhe Informacioni për grupin e punës për prioritetet “Puna rinore” me propozime konkrete, plan/ program për punën dhe aktivitete e ardhshme që priten nga Qeveria dhe institucioneve të tjera shtetërore.
Në afat të shkurtër janë parapa një sërë aktivitetesh realizimi i të cilëve hap mundësi që puna rinore të jetë e përfshirë në masat aktive të punësimit, të cilat ofrojnë trajnime dhe kualifikime profesionale në Planin operativ për programet aktive dhe masat për punësim për vitin 2019, si pilot trajnim.
Strategjia për të rinjtë 2016-2025 në afat të gjatë do të rregullojë dhe të integrojë punën e të rinjve në kuadër të rregullores aktuale ligjore, përkatësisht do të inkorporojë Ligjin për të rinjtë i cili është fazën hartuese.
Në seancën e sotme të 70-të ministrat shqyrtuan dhe aprovuan Informacionin për shkallën e realizimit të Programit nacional për miratimin e të drejtës së Bashkimit Evropian- revizioni 2017, e paraparë për realizim përmbyllur me tremujorin e fundit të vitit 2017, me propozim konkluzionet. Qëllimi i anëtarëve të Qeverisë vazhdimisht të jenë të informuar, obligim që ka filluar nga shtatori i vitit të kaluar e ka Sekretariati për Çështje Evropiane.
Qeveria në seancën e sotme vendosi që njësive të vetëqeverisjes lokale t’iu ndajë mjete për financimin e projekteve për zhvillim të fshatrave, me vlerë rreth 28 milionë denarë, si dhe për financimin e projekteve për zhvillim të rajoneve të planifikimit me vlerë prej 195 milion denarë.
Lidhur me propozimin – ligjet për ndryshim të Ligjit për akcizat, ministrat e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, vendosën Kuvendit t’i japin mendim të mos miratojë propozim- ligjin.
Në seancën e 70-të gjithashtu u shqyrtua dhe u aprovua Informacioni për ndryshime dhe plotësime të Programit vjetor për financimin e aktiviteteve programore të organizatave nacionale invalidore, shoqatave të tyre dhe asociacionit të tyre, të shoqatave kundër dhunës në familje dhe të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë nga të ardhurat e lojërave të fatit dhe nga lojërat argëtuese. Ministrat pranuan edhe ndryshimet të vendimit për shpërndarjen e mjeteve nga lojërat e fatit dhe lojërave argëtuese për vitin 2018.
Në harmonizim me programin vjetor dhe në përputhje me zgjidhjet ligjore do të financohen aktivitete plotësuese programore në fushën e mbrojtjes së fëmijëve dhe mbrojtjes sociale të Kryqit të Kuq. Organizata siguron shërbime pansioni për shfrytëzuesit dhe vullnetarët për përkrahjen e realizimit të projektit: “pushim dhe rekreacion falas për fëmijët dhe familjet me rrezik social, fëmijë shfrytëzuese të asistencës shtesë dhe të drejta të tjera, me qëllim të kontribuojë në avancimin e socializmit të fëmijëve nga familjet me rrezik”.
Kryqi i Kuq gjithashtu do të zbatojë përcaktimet strategjike të organizatës në nivel nacional dhe lokal të cilët mundësojnë të krijohen programe për përmirësimin e shëndetit të njerëzve dhe avancimin e integrimit social të banorëve në komunitete, vendosjen e lidhjeve familjare në rast të familjeve të ndara, promovimin e të drejtës humanitare, si dhe avancimin e sistemit për gatishmërinë dhe veprimin gjatë katastrofave./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëReshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyratrëve të tjerë të LDK-së
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje