Qeveria e Maqedonisë mbajti seancën e 64-të me radhë ku vendosi që të rritet numri i bartësve të funksioneve publike, të cilët duhet të publikojnë harxhimet zyrtare; u miratuan rekomandimet me të cilat starton implementimi i masave të shtyllës së tretë nga Plani për zhvillimin ekonomik; u formua trupi nacional koordinues për harmonizimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara.
Qeveria e RM-së shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për publikimin në ueb-faqet zyrtare të harxhimeve zyrtare të drejtorive të ndërmarrjeve publike, organeve të pavarura të administratës shtetërore, personave juridik me autorizim publike, shoqatat aksionare me pronësi shtetërore dhe organeve në përbërje të ministrive.
Më së voni deri më 20.06.2018 angazhohen drejtorët dhe zëvendësdrejtorët e organeve të pavarur të administratës shtetërore, organeve në përbërje të ministrive dhe Këshillit të Inspektimit, që në ueb faqet e tyre, të shpallin të dhënat e harxhimeve të tyre zyrtare për periudhën 01.12.2014 deri 31.05.2015 dhe për periudhën nga 01.12.2017 deri 31.05.2018.
Po këtë u sugjerohet ta bëjnë edhe drejtorët dhe zëvendësdrejtorët të ndërmarrjeve publike, personat juridik me autorizime publike dhe shoqatat aksionare me pronësi të shtetit.
Obligimet për publikim të harxhimeve zyrtare, në afat të gjatë do të sigurojnë efikasitetin në punën e institucionet, si dhe përgjegjësi më të madhe të pushtetit i cili punon me transparencë dhe llogaridhënie dhe pa keqpërdorim të resurseve shtetërore.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë shqyrtoi dhe miratoi informacionin me Rregulloret për masat nga Plani ekonomik i Qeverisë- shtylla 3. Rregulloret kanë të bëjnë me këto 4 masa: Përkrahjen financiare të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, me tendencë të progresit të shpejt ( “Gazeli”), përkrahjen e veçantë financiare për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme për avancimin e inovacionit, si dhe për përkrahjen financiare për përsosjen profesionale dhe praktikën për të rinjtë e papunë.
Njëkohësisht, Qeveria e Republikës së Maqedonisë do të formojë grupin e punës për ndjekjen e realizimit të masave nga shtylla 3, nga Plani për rritjen ekonomike të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, të përbërë nga Kabineti i zëvendëskryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, i angazhuar për çështjet evropiane dhe koordinim me resurset ekonomike, Fondin për novacione dhe zhvillim teknologjik, Ministrinë e Ekonomisë, Odën Ekonomike të Maqedonisë, Lidhjen e Odave Ekonomike të Maqedonisë dhe Odën Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore.
Me propozim të Zyrës së kryetarit të Qeverisë, ministrat aprovuan propozim- iniciativën për formimin e “Trupit koordinues për harmonizimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara në Republikën e Maqedonisë”, në Qeverinë e RM-së.
Ky obligim pason nga Konventa Ndërkombëtare e OKB-së për mbrojtjen e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara, të cilën Republika e Maqedonisë e ka ratifikuar në vitin 2011.
Në seancën qeveritare u shqyrtua dhe miratua Informacioni për kërkesat e përgjithshme dhe të veçanta për sigurinë e ushqimit në raport me nivelet maksimale të mbetjeve të lejuara të pesticideve në ose mbi ushqimin dhe ushqimin me prejardhje bimore ose shtazore.
Qeveria e RM-së në seancën e saj të 64 me radhë shqyrtoi dhe miratoi raportin final për revizionin e realizuar të suksesit, përkatësisht efikasitetit të njësive të vetëqeverisjes lokale në planifikimin vjetor dhe realizimin e planit vjetor për furnizime publike.
Me propozim të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Qeveria pranoi propozim ligjin për përkrahjen e të rinjve gjatë blerjes së instrumenteve. Ligji parasheh ministria të kthej një pjesë të parave të paguara për instrumentin muzikor të blerë, me vlerë prej 75%, nga mjetet e paguara, por jo më shumë se 100.000 denarë për instrument, për blerjen e 25 instrumenteve muzikore nga nxënësit e rregullt të regjistruar në shkollat e mesme shtetërore në të cilat realizohen planet dhe programet për artin muzikor dhe me vlerë prej 75% nga mjetet e paguara por jo më shumë se 100.000 denarë për instrument, për 25 instrumente muzikor të blerë nga studentë të rregull në institucionet shtetërore të arsimit të lartë ku realizohen programet studimore nga fusha e muzikës.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës në seancën e sotme mori dhe miratim për fillimin e procedurës për furnizime publike për kontraktimin e marrëveshjeve disa vjeçare për ndërtimin dhe mbikëqyrjen e ndërtimin e shkollës së re në vendin e quajtur Ljubosh, në Komunën e Studeniçanit.
Në seancën e sotme ministrat aprovuan dy informacionet e Ministrisë së Shëndetësisë, përkatësisht Informacionin për Planin e veprimit për Projektin e rekonstruksionit të NPSh Spitali i përgjithshëm –Strumicë”, si dhe Informacionin me Planin e veprimit për Projektin e ndërtimit të Klinikës spitalore rajonale – Shtip.
Në seancën e sotme qeveritare u aprovuan tre propozim- ligjet për ndryshim dhe plotësim të ligjeve për biron e kreditimit, për revizionin dhe letrave me vlerë. Ndryshimet e të tre ligjeve janë në drejtim të avancimit të indeksit „Doing Business“ të Republikës së Maqedonisë.
Ndërkaq, ministrat e shqyrtuan dhe miratuan Informacionin për ngritjen e procedurës për kontraktimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për themelimin e Qendrës Kulturore të Informimit në Republikën e Maqedonisë në Tiranë dhe e Qendrës Kulturore të Informimit në Republikën e Shqipërisë në Shkup.
Qeveria në seancën sotme solli vendim për aprovimin e Shpalljes publike për dhënien me koncesion të tokës ndërtimore në pronësi të shtetit, me hapësirë mbi 3 hektarë, nëpërmjet ankandit elektronik. Njëkohësisht, Qeveria solli vendim për formimin e Komisionit për dhënien me koncesion të tokës me pronësi të shtetit në sipërfaqe mbi 3 hektarë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Njohësit e sigurisë: Serbia synon ta mbajë veriun të tensionuar
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj