LAJMI I FUNDIT:

Këtë javë mbahen seanca gjyqësore për katër lëndë të PSP-së

Këtë javë mbahen seanca gjyqësore për katër lëndë të PSP-së

Për këtë javë janë caktuar katër seanca gjyqësore për lëndët e Prokurorisë Speciale Publike (PSP). më 26 dhjetor janë caktuar lëndët ”Trajektorja” dhe ”Trust”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në lëndën ”Trajektorja” të akuzuar janë Nikolla Gruevski, Vlladimir Peshevski, Mile Janakieski dhe Ljupço Georgievski. Ata dyshohen se i kanë tejkaluar kompetencat e tyre në përzgjedhjen e kompanisë që do të ndërtoj autostradat Milladinoc-Shtip dhe Kërçovë-Ohër. Vlerëësohet se dëmi i shkaktuar arrin në 155 milionë euro.

Në lëndën ”Trust”, i dyshuar i parë është Sead koçan që dyshohet për aspektet e përfitimit nga tenderët me SHA ELEM. Bëhet fjalë për 17 milionë euro përfitime.


Të mërkurën vazhdon seanca për ”Shuplakat” në komunën Qendër, ku të akuzuar janë Nikolla Gruevski, Daniela Rangellova, Mile Janakieski.

Të enjten është seanca për lëndën ”300”, që ka të bëjë me blerje të veturave dhe keqpërdorimet e ndihmës ministrit të mëhershëm, Gjoko Popovski./Telegrafi/