LAJMI I FUNDIT:

Këta janë emrat e ministrave të AKR-së

Këta janë emrat e ministrave të AKR-së
epa02596395 Behgjet Pacolli, the newly elected president of Kosovo speaks at the parliament in Kosovo's capital Pristina, on 22 February 2011. Kosovo parliament has elected businessman Behgjet Pacolli as country's new president. EPA/VALDRIN XHEMAJ

Aleanca Kosova e Re ka vendosur për emrat që do të përfaqësojnë ministritë në Qeverinë Haradinaj për një mandat.

Lajmi.net merr vesh, se zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Punëve të Jashtme do të jetë Behgjet Pacolli, ministër i Zhvillimit Ekonomik do të jetë Valdrin Lluka, Ministrinë e Punëve të Brendshme do ta udhëheq Abdylselami Shkodra, ndërsa ministre e Ambienti do jetë Rejhane Vuniqi.

Po ashtu, edhe Partia Demokratike e Kosovës është duke mbajtur mbledhje ku do të vendosin për emrat që do të jenë në krye të ministrive që i takojnë kësaj partie, mirëpo nuk dihet nëse sot do t’i bëjnë publike.