LAJMI I FUNDIT:

Këshilltari i Udhëheqësit Suprem të Iranit vdes nga coronavirusi

Këshilltari i Udhëheqësit Suprem të Iranit vdes nga coronavirusi

Një këshilltar i Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, ka vdekur nga coronavirusi.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Mohammad Mirmohammadi – 71 vjeç, ishte këshilltar i Khamaneit, ndërsa është zyrtari i fundit iranian i prekur me coronavirus.

Raportohet se një nga klerikët kryesorë të vendit, Hadi Khosroshahi vdiq të enjten nga virusi.


Në mesin e të prekurve nga coronavirusi janë edhe nënkryetarja e Iranit, Masoumeh Ebtekar, zëvëndësministri i Shëndetësisë, Iraj Harirchi, kurse vetëm sot janë raportuar 23 deputetë iranianë të infektuar.

Virusi në Iran ishte përhapur me të madhe javën e kaluar duke lënë të vdekur 66 persona, ndërsa u konfirmuan 1,501 raste.

Njerëzit që udhëtuan së fundmi në Iran janë testuar pozitivë ndaj virusit, kryesisht ishin nga Afganistani, Kanadaja, Libani, Pakistani, Kuvajti, Bahreini, Iraku, Omani, Katari dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Kujtojmë se universitetet dhe shkollat në Iran janë mbyllur, ndërsa tubimet publike, përfshirë lutjet e së premtes (Xhumasë), janë anuluar për të ndihmuar në frenimin e përhapjes së sëmundjes. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Evropa
Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Amerika
Rusët u zvarritën përmes tubit të gazit duke shpresuar t’i zënë pritë ukrainasve – e pësojnë keq ushtarët e Putinit

Rusët u zvarritën përmes tubit të gazit duke shpresuar t’i zënë pritë ukrainasve – e pësojnë keq ushtarët e Putinit

Evropa
Sekretari i Shtetit thotë se Ukraina do të duhet të bëjë lëshime për tokën që Rusia ka marrë në vitin 2014

Sekretari i Shtetit thotë se Ukraina do të duhet të bëjë lëshime për tokën që Rusia ka marrë në vitin 2014

Evropa
Musk thotë se X doli nga shërbimi nga 'sulmi masiv kibernetik që filloi në zonën e Ukrainës'

Musk thotë se X doli nga shërbimi nga 'sulmi masiv kibernetik që filloi në zonën e Ukrainës'

Evropa
Ontario kërcënon se do të 'fikë plotësisht energjinë elektrike' për SHBA-në nëse lufta tregtare përshkallëzohet

Ontario kërcënon se do të 'fikë plotësisht energjinë elektrike' për SHBA-në nëse lufta tregtare përshkallëzohet

Amerika
Kalo në kategori