LAJMI I FUNDIT:

Këshillat e fakulteteve do të vendosin për emrat e revistave shkencore mbi të cilat avancohen profesorët

Këshillat e fakulteteve do të vendosin për emrat e revistave shkencore mbi të cilat avancohen profesorët

Nuk do të ketë konkurs të ri për zgjedhjen dhe avancimin e profesorëve në grada më të larta akademike në Universitetin e Prishtinës.

Do të shkohet me konkursin e vjetër, por do të ketë ndryshim në pikën “më të nxehtë” të këtij konkursi, shkruan “Koha Ditore”.

Do të rishikohet njohja e revistave shkencore, në të cilat kanë botuar punime kandidatët që janë pjesë e konkursit të shpallur në janar të vitit 2015.


Pikërisht kjo ishte çështja, e cila edhe u bë sebep i përplasjeve të mëdha që ndodhën midis ish-menaxhmetit të UP-së dhe Senatit, vitin e kaluar.

Vendimet për këto zhvillime janë marrë në mbledhjen e fundit të Senatit, e cila është mbajtur para dy ditësh, ku me shumicë votash senatorët kanë vendosur që UP-ja në vend se të shpallë konkurs të ri për avancimin e akademikëve, të rishikojë emrat e revistave ku janë publikuar hulumtimet shkencore.

Drejtues të UP-së kanë thënë për “Kohën Ditore” se, megjithatë, ky është vendim i Senatit, por njohës të çështjeve të arsimit paralajmërojnë se kjo mund të rezultojë me tentim për t’iu shmangur kritereve rreth të cilave ka “luftuar” ish-menaxhmenti.

Në trend Lajme

Më shumë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Lajme
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Prishtina
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me

Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit

Lajme
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Siguri
Kalo në kategori