LAJMI I FUNDIT:

Kërmilli– miku më i mirë i njeriut?

Kërmilli– miku më i mirë i njeriut?

Që prej njëmbëdhjetë vjetësh ekziston një lidhje e pandashme në mes të një kinezi dhe kërmillit të tij gjigant. Janë njoftuar derisa ai ishte në shkollë, ndërsa edhe sot janë të pandashëm, shkojnë në shëtitje, luajnë...

Yang Jinsen e ka një kërmill dy herë më të madh sesa kërmijtë e zakonshëm, të cilin në vitin 1997 e ka gjetur rrugës derisa po kthehej nga shkolla.

Atëherë i kishte 14 vjet, ndërsa kërmilli i tij ishte i madhësisë së një monedhe. Sot ai është burrë i martuar, e kërmilli është rritur aq shumë sa që i mbulon shuplakën e dorës.

”Në kopsht i kam punuar një shtëpizë të vogël dhe e ushqej me ujë dhe dhe”, thotë pronari krenar.


”Vikendeve e kam dërguar në fushë për shëtitje, ndërsa mbrëmjeve e kam vendosur në tavolinën time derisa i kam kryer detyrat e shtëpisë dhe kam lozur me të”.

Ai është martuar vitin e kaluar dhe është zhvendosur në një qytet të ri, e gruaja i ka lejuar ta merr të adhuruarin e tij me vete.

Ekspertët janë habitur me jetëgjatësinë e këtij kërmilli dhe thonë se kjo sigurisht ka ndodhur për shkak të kujdesit dhe dashurisë që ai merr për çdo ditë.