LAJMI I FUNDIT:

Kërkon dëbim nga SHBA-ja, jeta e shtrenjtë

Kërkon dëbim nga SHBA-ja, jeta e shtrenjtë

Derisa disa njerëz bëhen “copë e grimë” për të arritur deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një emigrant nga Guatemala ka shkuar në stacion policor dhe kërkuar nga policët e shtetit amerikan Massachusetts ta dëbojnë në shtetin e tij, sepse në SHBA nuk po ia zë muaji muajin.

Policia ka thënë për mediat amerikane se ka arrestuar aty për aty 29-vjeçarin Carlos Boc i cili ka pranuar se ka jetuar me identitet të huaj në SHBA.

Boc u ka thënë policëve se dëshiron të kthehet në Guatemalë, por nuk ka para të mjaftueshme për biletë. U ka thënë se është i papunë dhe ka frikë se nuk do të arrijë të mbijetojë dimrin. Në SHBA ai kishte ardhur para 13 vitesh.