LAJMI I FUNDIT:

Kërkohet shtrimi i trotuareve në “Mati 1” (Foto)

Kërkohet shtrimi i trotuareve në “Mati 1” (Foto)

Mos shtimi i trotuareve në rrugën “Muharrem Fejza” në Lagjen “Mati 1” të Prishtinës po i rrezikon kalimtaret. Një rrezik të madh nga veturat kjo rrugë paraqet edhe për nxënësit e shkollës fillore “Pavarësia” e cila gjendet në këtë lagje.
Trotuari_Mati_1 (1)
Por siç duket, pas kërkesave të vazhdueshme të drejtuesve të shkollës e po ashtu edhe e banorëve për rregullimin e trotuari, Komuna e Prishtinës ka hapur procedurat e prokurimit.
Trotuari_Mati_1
Zëdhënësja e Komunës së Prishtinës, Miranda Mullafazliu, ka thënë për Telegrafin se trotuari për gjatë rrugës “Muharrem Fejza”, në lagjen “Mati 1” do të kryhet pasi të përfundojnë procedurat prokurimit.

“Me të përfunduar procedurat, do të fillojë rregullimi i trotuarit përgjatë rrugës ‘Muharrem Fejza’”, ka thënë për Telegrafin, Mullafazliu.
Trotuari_Mati_1 (2)
Ndërkaq, drejtuesit e shkollës në Lagjen “Mati 1” kanë thënë se rregullimi i trotuarit është mirë të bëhet para 1 shtatorit.

Drejtori i Shkollës Fillore “Pavarësia” në Mati 1, Shefki Rusinovci ka thënën për Telegrafin se disa herë janë takuar me drejtuesit e institucioneve dhe kanë kërkuar që të rregullohet trotuari pasi që nuk ka siguri të mjaftueshme për nxënësit.
Trotuari_Mati_1 (3)
Ai thotë se pavarësisht vështirësive, do të ishte mirë që trotuari të përfundojë para fillimit të vitit të ri shkollor, më 1 shtator.


“Disa herë kemi pasur takime me institucionet komunale ku kemi kërkuar që të rregullohet trotuari, pasi nga rrethi te Viva Fresh Store në disa vende ka trotuar, aty ku janë ndërtuar blloqet e banesave janë ndërtuar edhe trotuaret. Por do të ishte mirë që trotuari të ndërtohet edhe në pjesët e tjera deri te shkolla ‘Pavarësia’”, ka thënë drejtori Rusinovci.

Ai tregon se janë pajtuar edhe me banorët që të rregullojnë trotuarin por që në disa pjesë ka pasur pengesa.
Trotuari_Mati_1 (4)
Po ashtu në këtë lagje, shtrimin e trotuareve nga Komuna e Prishtinës e ka kërkuar edhe kompania “Pozhegu Brothers” e cila me një kërkesë iu është drejtuar drejtuesve të Komunës së Prishtinës.

Rreth
Sipas tyre do të ishte mirë që Komuna të shtrojë trotuarin sa më shpejt pasi që veç janë krijuar kushtet dhe janë larguar gati të gjitha pengesat. /Telegrafi/
Kerkesa

Në trend Ekonomi

Më shumë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Ekonomi
Durrësi ende ofron ditë të ngrohta - Shijo pushime të këndshme me oferta për toke

Durrësi ende ofron ditë të ngrohta - Shijo pushime të këndshme me oferta për toke

Ekonomi
Grupi NLB dhuron një milion euro për eliminimin e pasojave të përmbytjeve shkatërruese në Bosnje dhe Hercegovinë

Grupi NLB dhuron një milion euro për eliminimin e pasojave të përmbytjeve shkatërruese në Bosnje dhe Hercegovinë

Ekonomi
Udhëto me çmime të lira drejt destinacioneve më të njohura evropiane!

Udhëto me çmime të lira drejt destinacioneve më të njohura evropiane!

Ekonomi
Nesër mbledhja e CEFTA-s, Kosova me fusnotë përfaqësohet nga MINT, synohen lehtësira për tregti të lirë

Nesër mbledhja e CEFTA-s, Kosova me fusnotë përfaqësohet nga MINT, synohen lehtësira për tregti të lirë

Ekonomi
Kalo në kategori