LAJMI I FUNDIT:

Kërkohet nga bizneset të respektojnë privatësinë e qytetarëve në rastet e aplikimit të marketingut përmes thirrjeve apo mesazheve

Kërkohet nga bizneset të respektojnë privatësinë e qytetarëve në rastet e aplikimit të marketingut përmes thirrjeve apo mesazheve

Agjencia për Informim dhe Privatësi, përmes një njoftimi publik ka bërë të ditur se ka pranuar një numër të konsiderueshëm të ankesave nga qytetarët të cilët kanë pranuar marketing të drejtpërdrejtë (SMS apo thirrje telefonike) nga bizneset e ndryshme me qëllim të promovimit të produkteve dhe ofrimit të shërbimeve të tyre.

Në reagim thuhet se në përpjekje për të rritur ndërgjegjësimin e bizneseve mbi rëndësinë e respektimit të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, është thelbësore që çdo aktivitet i marketingut të drejtpërdrejtë të përputhet me kriteret ligjore. Ashtu siç është marketingu pjesë e rëndësishme e suksesit të bizneseve, respektimi i kritereve ligjore gjithashtu ndikon në suksesin dhe reputacionin e bizneseve.

Agjencia për Informim dhe Privatësi ju bën thirrje bizneseve se në rast të aplikimit të marketingut përmes thirrjeve telefonike apo dërgimin e SMS-ve te qytetarët, të sigurohen se ky veprim të jetë në harmoni me ligjin, duke aplikuar veprimet si në vijim:


-Të marrin pëlqimin paraprak: Pëlqimi duhet të jetë i qartë, i informuar dhe i dhënë në mënyrë të lirë nga qytetarët për përpunimin e të dhënave të tyre personale për qëllime marketingu. Ky pëlqim duhet të merret para fillimit të aplikimit të marketingut.

-T’i japin të drejtën për tërheqje: Qytetarët (konsumatorët) duhet të kenë të drejtën për të tërhequr pëlqimin e tyre në çdo kohë, dhe kjo duhet të jetë një procedurë e lehtë për t’u ndjekur dhe pa shpenzime.

-Të marrin të dhënat minimale: Përpunimi i të dhënave personale duhet të kufizohet vetëm në të dhënat personale që janë të domosdoshme për qëllimin e përcaktuar të marketingut.

-T’i njoftojnë në mënyrë të qartë: Qytetarët (konsumatorët) duhet të informohen në mënyrë të qartë për identitetin e kontrolluesit (biznesit) të të dhënave dhe qëllimin për të cilin do të përdoren të dhënat e tyre personale.

Tutje, në reagim thuhet se zbatimi i këtyre masave do të ndihmojë jo vetëm në respektimin e ligjit, por edhe në ndërtimin e besimit dhe transparencës së bizneseve me qytetarët.

“Mosrespektimi i këtyre kërkesave mund të rezultojë në gjoba të mëdha dhe dëmtim të reputacionit të biznesit”.

Për të qenë në harmoni me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Agjencia për Informim dhe Privatësi në bashkëpunim me OSBE-në, ka përgatitur Udhëzuesin për Përpunimin e të Dhënave Personale për Qëllim të Marketingut të Drejtpërdrejtë, të cilin e gjeni në këtë link./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori