Anëtarët e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, të udhëhequr nga Xhavit Haliti, Nënkryetar i Kuvendit, pritën të premten në takim Delegacionin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s.
Siç njofton Kuvendi i Kosovës, zhvillimet politike në Kosovë, me fokus integrimi evropian, liberalizimi i vizave si dhe anëtarësimi i FSK-së në NATO, ishte temë qendrore gjatë këtij takimi.
Nënkryetari Haliti, fillimisht shprehu falënderim për takimin e përbashkët me udhëheqësit e lartë të delegacionit të NATO-s duke e vlerësuar si ditë të veçantë jo vetëm për Kuvendin, por për të gjitha institucionet e vendit.
Haliti i informoi përfaqësuesit e Asamblesë Parlamentare të NATO-s për zhvillimet politike në Kosovë, për reformat që institucionet kanë bërë në rrugën drejt integrimeve evropiane, si dhe për përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave, përfshirë këtu edhe aftësimin e FSK-së për t’iu bashkëngjitur NATO-s në misionet e saj.
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Haliti, nga përfaqësuesit e Asamblesë Parlamentare të NATO-s kërkoi që ta mbështesin FSK-në si forcë të armatosur të NATO-s, dhe përkrahje për heqjen e vizave për Kosovën.
Kryetarja e komisionit për Integrime Evropiane, Blerta Deliu-Kodra, njoftoi për zhvillimet në zbatimin e procesit të MSA-së, ndërkaq, deputetët Fatmir Xhelili dhe Haxhi Shala, kërkuan mbështetje nga Asambleja e NATO-s dhe aleatëve të tjerë që FSK-ja të transformohet në ushtri të NATOS-s,
Paolo Alli, President i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, deklaroi se normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë është kusht esencial për anëtarësimin e Kosovës në këtë mekanizëm. Po ashtu, ai bëri të ditur se edhe luftimi i korrupsionit dhe sundimi i ligjit janë tepër të rëndësishme për anëtarësimin e Kosovës në BE dhe NATO.
“Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë mbetet kushti më i rëndësishëm për këto procese. Po ashtu edhe luftimi i korrupsionit dhe sundimi i ligjit janë bazike drejtë rrugëtimit në vendet euro atlantike. Lufta kundër terrorizmit mbetet ende sfidë për të gjithë, prandaj mbetet edhe shumë punë për tu bërë”, tha Alli.
Alli, bëri të ditur se Ballkani Perëndimor është rajon i rëndësishëm për Evropën, duke u zotuar se edhe integrimi është i garantuar, por, me kusht që secili shtet të përmbushë obligimet e veta.
“Ne jemi duke vështruar progresin në rajon, dhe e kuptojmë që qytetarët e Kosovës dëshirojnë t’i bashkohen NATO-s, natyrisht që ka ende punë për tu bërë, por, ju siguroj që Kosova është në rrugë të mirë duke i plotësuar objektivat që të bëhet pjesë e NATO-s”, tha Paolo Alli, President i Asamblesë Parlamentare të NATO-s.
Në fund të takimit, Alli, theksoi “Evropa nuk do të jetë e kompletuar pa i pasur në familje edhe vendet e Ballkanit Perëndimor”. /Telegrafi
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri