LAJMI I FUNDIT:

Kërkohen tabulatet telefonike të disa gazetarëve

Kërkohen tabulatet telefonike të disa gazetarëve

Komisioni hetimor në Shqipëri i ngritur me votat dhe mbështetjen e shumicës parlamentare ka shtuar listën e personave për të cilët kërkon përgjimet telefonike. Komisioni ka shtuar në listë edhe gazetarët Andi Bushati, Filip Cakulli, Sokol Balla, Mero Baze si dhe të prokurorëve Olsi Cela dhe Shkëlqim Hajdari si dhe të drejtorit të policisë së shtetit Hysni Burgaj.

Përgjimet kërkohen për telefonat fiks dhe celularë. Komisioni ka vendosur gjithashtu edhe datat kur do jepen dëshmitë e zyrtarëve të lartë.

Që nga 1 deri më 5 shkurt pritet të dëshmojnë presidenti Bamir Topi, kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli, ministri i Brendshëm Lulzim Basha, kryeprokurorja Ina Rama, kryetari i Shërbimit informativ kombëtar Bahri Shaqiri, drejtori i policisë së shtetit Hysni Burgaj, komandati i Gardës Ndrea Prendi. /Telegrafi/