LAJMI I FUNDIT:

Kërkohen – pronarët e biçikletave të vjedhura

Kërkohen – pronarët e biçikletave të vjedhura

Policia e Torontos është duke i kërkuar pronarët e 1.500 biçikletave të cilët ata i kanë kapur pas aksionit të ndërmarrë në dyqane, shtëpi dhe garazhe në qytetin më të madh të Kanadasë.

Policia ka paraqitur 200 biçikleta në ekspozitë, duke iu ofruar mundësinë pronarëve që të gjejnë pronën e tyre të humbur.

"Mbi 50 biçikleta janë identifikuar deri më tani dhe u janë kthyer pronarëve të ligjshëm, përfshirë edhe një biçikletë që ishte vjedhur tetë vite më parë", thuhet në një deklaratë të policisë lokale.

Pronari i dyqanit, i arrestuar gjatë një aksioni të rreptë të policisë gjatë javës së kaluar, është duke u përballë me akuza për vjedhje, tentim-vjedhje, mbajtje të pronës së vjedhur dhe pronësi të mjeteve për përdorim gjatë vjedhjeve.


Biçiklistët e Torontos e përshkruajnë qytetin e tyre si një ndër vendet kryesore të vjedhjeve në Amerikën Veriore, nëse jo në mbarë botën.