LAJMI I FUNDIT:

Kërkohen ndryshime në Ligjin për MPB-në e Maqedonisë

Kërkohen ndryshime në Ligjin për MPB-në e Maqedonisë

Ministria e punëve të brendshme e Maqedonisë kërkon që ngritja në pozitë e të punësuarve në MPB, që duhet të filloj nga 1 janari i vitit 2017, e caktuar edhe me ligj, të fillojë në vitin 2020, pëcjell Telegrafi Maqedoni.

Kjo kërkesë do të jetë në seancën plenare kuvendare, këtë të enjte. Ndryshimet e ligjit në MPB janë propozuar nga qeveria e Maqedonisë, kurse si përfaqësues përmenden ministri Oliver Spasovski dhe zv. ministri, Agim Nuhiu.

Në arsyetimin për ndryshimin e këtij afati, përmendet se bëhet për shkak të supozimeve juridike, me qëllim të realizimit të plotë të dispozitave ligjore./Telegrafi/