LAJMI I FUNDIT:

Kërçova, në mesin e qyteteve më të ndotura

Kërçova, në mesin e qyteteve më të ndotura
Foto ilustrim

Kërçova çdo dimër është në krye të listës në Maqedoni sa i përket ndotjes së ajrit. Sipas ekspertëve, arsyeja për këtë është ngrohja e familjeve me dru dhe trafiku. Por sipas biologëve, kjo është kryesisht për shkak të funksionimit të termocentralit Osllomej. Biologu Gafur Ajruli, i cili gjashtë vjet më parë zhvilloi një hulumtim mbi ndikimin e centralit në ndotjen në Kërçovë dhe zonën përreth, thotë se substancat që vijnë nga djegia e qymyrit nga centrali, kanë ndikim negativ në florën dhe faunën, dhe janë arsyeja e rritjes së numrit të pacientëve me sëmundje të rënda kancerogjene, siç janë kanceri i mushkërive, leukemia, emfizema, bronkiti dhe sëmundje të tjera.

Ajruli thotë se sipas Institutit të Shëndetit Publik, Kërçova është në vendin e pestë për sa i përket ndotjes së ajrit në vend, por edhe në vendin e pestë për sa i përket vdekshmërisë së popullatës, si rezultat i sëmundjeve nga këto substanca toksike. Situata është më kritike, në fshatrat përreth centralit, Zhubrincë, Sërbicë dhe Popovjan.

“Kjo e drejtë e njerëzve është kërcënuar. Nga aspekti i të drejtës ekologjike, çdo person, organizatë joqeveritare, grup i njerëzve, të cilët kanë probleme serioze shëndetësore, madje edhe nëse nuk kanë probleme serioze shëndetësore por që janë potencialisht viktima të ndotjes, mund të paraqesin padi pranë gjykatave tona kompetente. Sa dhe si do të përfundojnë, kjo është çështje tjetër. Ne e dimë si është praktika në Maqedoni, ku objektet ekologjike nuk trajtohen në mënyrë të përshtatshme”, tha Svetlana Veljanoska – Profesoreshë universitare e së drejtës ekologjike.


Ajruli thotë se banorët e Kërçovës nuk janë për mbylljen e centralit, por ajo që duhet bërë është instalimi i filtrave që do e mbrojnë shëndetin e popullatës./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
Kjo është gjendja e nxënësve të aksidentuar dje në Vushtrri

Kjo është gjendja e nxënësve të aksidentuar dje në Vushtrri

Lajme
Gjenerali i Ushtrisë së SHBA-së takohet me Enrico Barduanin, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

Gjenerali i Ushtrisë së SHBA-së takohet me Enrico Barduanin, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

Lajme
Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Lajme
Kalo në kategori