LAJMI I FUNDIT:

Kërcënohen banorët në një lagje të Velesit, u ankuan për një ndërtim pa leje

Kërcënohen banorët në një lagje të Velesit, u ankuan për një ndërtim pa leje
Foto: Ilustrim

Objekti që ndërtohet mbi shkollën ”Kirili dhe Metodi” në Veles, i ka detyruar banorët aty afër që të ngriten në protestë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ata thonë se ndërtimi bëhet nga Agjencia për siguri, pa ndonjë leje ndërtimi, ndërkaq konsiderojnë se pushteti lokal e ka nxitur këtë ndërtim, që mund të jetë i rrezikshëm, posaçërisht pas të reshurave të dendura, pasi që gjendet në mes të një kodrine.

Fillimisht komuna e Velesit ka sjellë vendim për heqjen e objektit pa leje, ndaj të cilit vendim është ankuar Agjencia për siguri, për të cilën ankesë nuk ka ende një vendim përfundimtar.


Megjithatë, komuna përsëri ka dhënë leje ndërtimi në hapësirat e njëjta dhe për të njëjtën agjenci.

Banorët të cilët janë ankuar për ndërtimin, kanë deklaruar për Tv Telma se pas ankesave të tyre, dikush ua ka djegur dy vetura, si edhe kërcënohen. Ata kanë dorëzuar padi penale për të gjithë të përfshirët në këtë rast dhe presin përgjigje nga gjykata./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme
Kalo në kategori