Kërcënimi kryesor për Kosovën është stagnimi, ndërsa për shtimin e numrit të njohjeve përgjegjëse është vetë Kosova. Kështu ka vlerësuar në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Gerald Knaus, drejtues i Iniciativës Evropiane për Stabilitet.
Knaus ka thënë se tashmë para Kosovës shtrihen detyra më të rëndësishme – ku fillimisht ka numëruar ekonominë – e cila sipas tij ende nuk është në rrugë të drejtë, dhe ndërtimi i institucioneve – siç është Ministria e Punëve të Jashtme.
“Ajo (MPJ) duhet të fillojë jo vetëm të ekzistojë, por edhe të performojë. Dhe, si prioritet kryesor i politikës së jashtme, duhet të jetë sigurimi i njohjeve nga pesë shtetet e BE-së që ende nuk e kanë njohur Kosovën, në mënyrë që të hapet rruga ka integrimet evropiane”, ka thënë ai.
Madje, sipas Knausit, njohja nga këto pesë shtete të BE-së, është shumë më e rëndësishme, sesa njohja nga 20 shtete tjera të botës. “Kjo i lejon Kosovës që t’i ndjekë vendet e rajonit në rrugën drejt integrimit evropian”, ka thënë ai.
Knaus po ashtu ka thënë se prioritet në vitin 2009 duhet të jetë ruajtja e stabilitetit dhe puna. “Shpresoj shumë se do të ruhet stabiliteti i 2008-ës dhe që ky stabilitet të mos kthehet në stagnim. Kërcënimi kryesor për Kosovën është nëse gjërat nuk ndryshojnë mjaftueshëm. Kosova ka nevojë për ndryshime dramatike, jo të dhunshme në frontin diplomatik, por edhe brenda Kosovës”, ka thënë Knaus, duke marrë si shembull këtu reformimin e nevojshëm të sistemit arsimor.
Kjo, sipas tij, do ta ndryshonte imazhin e Kosovës jashtë dhe shpresoj se fundi i vitit 2009 do ta çojë Kosovën më afër perspektivës evropiane, përfshirë regjimin e lirë të vizave. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPersoni që dyshohet se i theri me thikë katër persona në Ferizaj, ishte dënuar për vrasje
Arrestohen dy të dyshuar për vrasjen e 37-vjeçarit në Gjilan
Sonte tërmet në Maqedoni
Pasardhës të heronjve të Kosovës: Dorent, Betim dhe Edon Berisha në shërbim të atdheut
Ministri i Mbrojtjes: Sot një mijë ushtarë për herë të parë kanë ngrënë biftek të klasit të parë
“Bëjeni Kosovën të madhe sërish”, në Prishtinë vendosen posterë me Trumpin e Grenellin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Ministri izraelit urdhëron përgatitjet për aneksimin e Bregut Perëndimor - vjen reagimi i parë
Kompanitë gjermane testuan javën 4-ditore të punës - zbulohen detaje të "rezultateve befasuese, por ndoshta jo bindëse"
Zbardhen detaje për therjen me thikë të katër personave në Ferizaj, ministri Vitia e doktori Syla flasin nga Emergjenca
Partnerja e befason Mevlanin në spektakël - i kumtohet lajmi që po bëhet baba për herë të parë
Besforti pas daljes nga Big Brother: Mundem edhe me qit në gjyq Vëllanë e Madh, vendimi ka qenë i padrejtë
Humb jetën pasagjeri në aeroplanin e nisur nga Tirana, bëhet ulje emergjente në Londër - detajet e para