LAJMI I FUNDIT:

Kërcënim me burg për fëmijët çapkënë!

Kërcënim me burg për fëmijët çapkënë!

Një edukatore e një çerdheje rumune është në telashe të mëdha, pasi që ajo supozohet se i ka kërkuar një polici t’i kërcënojë nxënësit e saj me burgim, nëse bëhen çapkënë.

Autoritetet shkollore në qarkun Vrancea kanë nisur një hetim pasi që një prindër ka dorëzuar ankesë zyrtarë për edukatoren, Nusa Arghene.

Ioon Popa, nga fshati Negrilesti, ka shkruar: "Ne, prindërit, jemi të fyer nga qëndrimi i edukatores”.

"Ajo ka sjellë një polic në klasë dhe i ka kërcënuar fëmijët se do ta kalonin natën në burg po që se nuk do të silleshin mirë. Të gjithë ata tani janë të tmerruar dhe nuk duan të shkojnë më në çerdhe", ka shtuar Popa.


Prindi gjithashtu pohon se edukatorja u ka bërtitur dhe i ka qëlluar disa nga fëmijët para se t’i shtyjë ata të qëndrojnë në qoshe duke i mbajtur duart përpjetë.

Edukatorja ka refuzuar të komentojë por Iordache Bostan, udhëheqësi i inspektoratit të shkollave lokale ka thënë: "Jemi të përballur me një situatë të vështirë”.

"Prindërit e fëmijëve më kanë thënë se do të tërheqin fëmijët e tyre nga çerdhja nëse nuk e dënojmë edukatoren Nusa Arghene. Ata kanë parë se vogëlushët e tyre ishin traumatizuar kur polici u fut në klasën e tyre dhe filloi t’i kërcënojë", ka përfunduar Bostan.