LAJMI I FUNDIT:

Keqtrajtoi djalin e tij 12 vjeçar, arrestohet i dyshuari nga Podujeva

Keqtrajtoi djalin e tij 12 vjeçar, arrestohet i dyshuari nga Podujeva

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Podujevë, sepse i njëjti kishte keqtrajtuar djalin e tij 12 vjeç.

Policia njofton se viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërkaq i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit se e kishte keqtrajtuar djalin e tij 12 vjeç, viktimën mashkull kosovar. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, kurse i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë. /Telegrafi/