LAJMI I FUNDIT:

Këndon shtatë ditë pa pushim

Këndon shtatë ditë pa pushim

Indiani Viraag Wankhede ka kënduar një javë pa ndërprerje, duke dashur të futet në librin e rekordeve botërore Guinness.

Siç shkruajnë mediat indiane, inxhinieri tridhjetekatërvjeçar nga Mumbai ka filluar të këndojë në një qendër tregtare me 20 prill në orën 12:23, ndërsa ka përfunduar këndimin e tij më 27 prill në orën 12:26.

Kur të jetë vërtetuar zyrtarisht, arritja e tij do të thyej rekordin aktual prej 75 orëve këndim, të cilin aktualisht e mban amerikani Marcus LaPratt.

Gjatë këndimit maratonik, Wankhede nuk ka ngrënë e as nuk ka fjetur, dhe ka arritur të këndojë mbi 1.500 këngë, kryesisht hite të këngëtarëve indianë të muzikës popullore.


Wankhede, i cili për thyerjen e rekordit është përgatitur qysh prej vitit 2005, gjatë tërë kohës ka qenë nën mbikëqyrjen e tre mjekëve, derisa ka marrë ekskluzivisht ushqim të lëngët.

Wankhede ka dashur të merret në mënyrë profesionale me këndim, por pas disa tentimeve të pasuksesshme në Bollywood, ka vendosur të përdorë taktikën tjetër për të tërhequr vëmendjen për aftësitë e tij.