LAJMI I FUNDIT:

Këndon me ujqërit

Këndon me ujqërit

Një kopsht zoologjik në Kinë është duke krijuar një trupë të ujqërve, ndërsa po planifikojnë t’i mësojnë ujqërit edhe për të vallëzuar.

Luo Yong, një i punësuar në kopshtin zoologjik, Chongqing, ka thënë se ai i ka zbuluar aftësitë e këndimit të ujqërve në mënyrë të rastësishme.

“Njëherë derisa isha duke luajtur me kitarë dhe këndoja këngën, ‘I Am A Wolf From The North’, një ujk i vogël, të cilin e kam rritur vetë, mu afrua dhe filloi të më shikonte. Pastaj filloi të ulërinte me ritëm, dhe madje i preku telat me kthetrën e tij”, ka shpjeguar ai.

Luo ka thënë se që nga ai moment i është përkushtuar trajnimit të një grupi ujqish, dhe tani 30 prej tyre mund të “këndojnë” bashkë me të me ritëm.


“Plani im i ardhshëm është të gjej dikë ta shkruajë ndonjë këngë vetëm për ato, dhe po ashtu të gjej njerëz të cilët do t’i mësonin të vallëzojnë”, ka shtuar Luo me optimizëm.