LAJMI I FUNDIT:

Kënaqësi për të papunët

Kënaqësi për të papunët

Qindra punëtorë nga Zelanda e Re të cilët shkaku i krizës financiare kanë mbetur pa vendet e tyre të punës do të kanë rastin të përfitojnë e në të njëjtën kohë edhe të kënaqen falë kompanisë Durex, e cila kërkon “testues” për produktet e veta.

Një prej udhëheqësve të kompanisë më të madhe botërore për prodhimin e prezervativë Durex në Zelandën e Re, David Rae, i cili ka publikuar shpalljen për 100 persona të cilët do të provonin produktin e tyre, thotë se puna ofron edhe shumë kënaqësi.

"Është e domosdoshme që vazhdimisht të marrim informatat kthyese në mënyrë që të vazhdojmë të krijojmë produkte të cilat rrisin kënaqësinë dhe mirëqenien seksuale", ka deklaruar Rae.