LAJMI I FUNDIT:

Kelmendi, gjatë kësaj jave bën publike të ardhmen e tij politike

Kelmendi, gjatë kësaj jave bën publike të ardhmen e tij politike

Deputeti dhe biznesmeni, Ramiz Kelmendi ka thënë se asnjëherë nuk ka qenë në zyrën e kryeministrit, kryeparlamentarit e as presidentës.

Ai ka thënë se kjo ka ndodhur për shkak se ata nuk e kanë ftuar asnjëherë që t’i këshillojë.

Në emisionin “Politikë”, në Tribuna Channel, Kelmendi ka thënë se gjatë kësaj jave do të dalë me një vendim rreth pozicionimit të tij në politikë, por se nuk do të marrë vendim të ngutshëm, por nuk e ka mohuar rikthimin në AAK.


“E kam një respekt për Haradinaj, për të kam kontribuar dhe jam i lumtur për këtë. Ai është njeri i luftës. U ndava shumë i kënaqur nga ky takim. Publikisht kam thënë se nëse gjejë vend në impelmentimin e ideve të mija unë do të shkojë aty. Haradinaj e kishte bërë një kthesë pozitivisht ndryshe nga ajo çfarë e kam njohur unë ”, ka thënë Kelmendi.

Kelmendi ka folur rreth largimit të Mimoza Kusari-Lila nga AKR-ja, duke thënë se zhvillimi ekonomik nuk bëhet me fjalë të bukur e me oratori.

“Po, është larguar, sepse zhvillimi ekonomik i Kosovës nuk bëhet duke folur mirë, duke qenë orator i mirë”, ka thënë Kelmendi.

Ai ka adresuar kritika të shumta në drejtim të Kusari–Lilës që nga koha kur ishte ministre e Tregtisë dhe zv.kryeministre.

Po ashtu ka kritikuar shumë edhe mënyrën se si ka qeverisur si kryetare e Komunës së Gjakovës.

Në trend Lajme

Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Drejtësi
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Kalo në kategori