Gjilani është komuna me ajrin më të ndotur në Kosovë në periudhën e fundit, ndonëse shumë prej qytetarëve mund të mendojnë se Prishtina zë vendin e parë për këtë. Kështu thotë kryeshefi i Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit (AMM), Ilir Morina.
Ai thotë se Prizreni është komuna më pak e rrezikuar nga ndotja e ajrit, duke shtuar se të dhënat, që përcjellin që nga viti 2012, bënë që të dinë vendet ku janë më të ndotura dhe burimet ndotëse.
Sipas Morinës, në Prishtinë, Obiliq, Fushë Kosovë deri në Lipjan, jo në çdo periudhë shkaktar i ndotjes së ajrit është KEK-u, pavarësisht se si burim i ndotjes në përgjithësi, qëndron si shkaktar i parë.
“Brenda dy-tri javëve të fundit më i ndotur ka qenë Gjilani, në bazë të aparaturave tona, se Prishtina. Prizreni, ende nuk ka pasur tejkalime apo ndotje që rrezikon sado pak shëndetin e popullatës, është në të gjelbër. Prishtina, në dy stacione ka dallime. Stacioni jonë, tek ndërtesa Rilindja ka ndotje më shumë sepse është në qendër të Prishtinës, kurse stacioni tek instituti hidrometeorologjik më në periferi është për një nuancë më e lehtë. Pastaj, Hani i Elezit, ka ditë që është, ndoshta aty është pak edhe ndërtimi i rrugës, ka ndotje mjaft ekstreme”, tha Morina për Ekonomia Online.
“Si ndotës, si burim është KEK-u, pastaj vjen transporti. Varësisht se si digjen lëndët djegëse, ai është ai bilanci energjetik, sa digjet thëngjill, sa digjet naftë, sa digjet benzinë dhe dru dhe forma të tjera. Mirëpo, gjatë kohës së dimrit, tani që po fillon shfrytëzimi i ngrohtores i secilës shtëpi ose banesë, normal që secili ka ndezë në mënyrë automatike ose manuale stufat e instaluara që i ka nëpër ndërtesa ose nëpër banesa dhe normal që kjo djegie lirohet pa asnjë filtër, asnjë shtëpi nuk e ka ndonjë filtër dhe në bazë të oxhakut dalin përjashta ato gazra”.
“Të gjithë ato gazra e përbëjnë një shumë, që ne përafërsisht po i ndajmë në 30 deri 40 për qind e ndotjes në qytet, në viset urbane vjen nga këto ndezjet që i bëjmë ne si qytetarë. Për ngrohje një shumë prej 25 deri në 35 për qind sillet transporti”.
Kryeshefi i AMM-së, ka thënë se burimet e ndotjes nuk janë duke u zvogëluar, mirëpo sipas tij, gjithçka varet nga moti.
Ai ka thënë se ka pasur dyfishim të tejkalimeve të standardeve të ndotjes së ajrit, por që megjithatë nuk janë ekstreme.
Sipas tij, duhet investuar më shumë në kogjenerimin e energjisë, në shfrytëzimin e formave të ndryshme të energjisë, qoftë edhe të energjisë elektrike, kurse është shprehur se nuk po bëhet sa duhet as nga komunat që të parandalojnë ndotjen e ajrit, si atë nga format e ngrohjes gjatë sezona së dimrit.
Megjithatë, duhet kohë që gjëra të tilla të implementohen, shprehet ai.
“Kemi pasë gjatë tetorit, 6 ditë tejkalime, a gjatë vitit janë të lejuara 35 ditë. Do të thotë ka filluar ndotja, por nuk është ndotje ekstreme, nuk është për tu shqetësuar, është ndotje që edhe organizmat i rezistojnë. Mirëpo është shqetësues që po ndodh çdo vit”, tha ai.
Ai ka thënë se çështja e vjetërsisë së automjeteve dhe një vendim i mundshëm i Kuvendit të Kosovës për ndalimin e importit të automjeteve më të vjetra se 10 vjet, nuk është problem kryesor që e shkakton ndotjen e ajrit.
Me rëndësi sipas AMM-së është që të shikohet kontrolla teknike, sepse prej aty, sipas tij, mund të parandalohet ndotja e ajrit.
“Me këqyrë në mënyrë profesionale, Agjencia e Mjedisit, mendon që nuk është me rëndësi a futet automjeti 10, 12, 15 vjet brenda, por është me rëndësi kontrolla teknike e tij ose gjendja teknike. Ligji i mjedisit dhe rregullorja në fuqi, shumë pak njerëz e dinë, thotë që në kontrolle teknike, dokumentet e kontrollit teknike duhet t’i bashkëngjitet një certifikatë mjedisore”.
“Ajo certifikatë mjedisore, kur shkon personi ta regjistrojë automjetin në Qendrën e Regjistrimit, personi zyrtar duhet ta kërkojë atë dokument. Unë kam pyetur punëtorët e agjencisë, ‘A i kërkoni?’, thotë: ‘jo, nuk e dimë që ekziston’, dhe aty çalon situata”.
“Domethënë kontrollat teknike nuk masin, nuk lëshojnë certifikatë mjedisore, Qendra e Regjistrimit dhe Ministria e Punëve të Brendshme nuk e kërkon dhe ne pajisemi e regjistrojmë automjetin edhe për një vit me dokumente normale, me një automjet që liron gazra shumë më shumë se që është e lejuar”, tha ai.
“Nuk është në pyetje a futen automjetet 15 vjet apo 10, po a futen automjetet që i plotësojnë kushtet ambientale apo jo. Këtu është pyetja për në. Problemi është që ka shumë automjete që janë më të reja se 10 vjet dhe nuk i plotësojnë standartet për të dalë në rrugë”, tha Morina.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së – edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Kryeqyteti nuk gjen qetësinë, theret me thikë një person në lagjen Dardania

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës