LAJMI I FUNDIT:

KE: Do të analizojmë praktikat e prokurimit në Shqipëri

KE: Do të analizojmë praktikat e prokurimit në Shqipëri

Komisioni Evropian tha se do të analizojë praktikat e prokurimit të qeverisë së Shqipërisë, në veçanti ato në lidhje me ndërtimin e aeroportit të Vlorës dhe krijimit të shoqërisë shqiptare të fluturimeve.

Njoftimi vjen në përgjigje të shqetësimeve të ngritura nga anëtari i Parlamentit Evropian, Paul Ruebig, përfaqësues i Partisë Popullore Evropiane.
Komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn shkruante në përgjigjen e tij se “Komisioni është në dijeni të ankesave për mundësinë e shkeljeve të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit lidhur me ndërtimin e aeroportit të Vlorës dhe të krijimit të shoqërisë Air Albania.”

Zoti Hahn shkruante se “Megjithëse nuk është evidentuar nga analiza e deritanishme shkelje e hapur e marrëveshjes SAA mes BE dhe Shqipërisë, këto shqetësime do të jenë pjesë e analizës së përgjithshme mbi avancimin e Shqipërisë në procesin hapjes së negociatave.”


Në pyetjen drejtuar në muajin shkurt Përfaqësueses së Lartë për Politikën e Jashtme e të Sigurisë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, deputeti Ruebig vinte në dukje se “Bazuar në shumë raportime mediatike, në Shqipëri kanë ndodhur shkelje ligjore në fushën e prokurimeve dhe konkurrencës lidhur me krijimin e linjës ajrore ‘Air Albania’ si dhe me ndërtimin e aeroportit të Vlorës.”

Sipas Reubig, “këto tregojnë se në këto dy raste përcaktimet e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit janë shkelur”. “A përputhen vlerësimet ligjore të këtyre raportimeve mediatike mbi shkelje ligjore në fushën e prokurimeve dhe konkurrencës nga Qeveria e Shqipërisë me opinionin ligjor të Komisionit Europian?” pyeste deputeti i Parlamentit Evropian.

Në fillim të këtij muaji, Komisioneri Hahn tha në Parlamentin Evropian se “do të bëjmë rekomandimin për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, që këto vende të nisin fazën parapërgatitore për çeljen e negociatave për anëtarësim dhe kjo do të bëhet zyrtarisht”.

Pavarësisht rekomandimit, vendimi u mbetet vendeve anëtare. Situata politike në Shqipëri dhe rezultatet e zgjedhjeve evropiane mund të jenë përcaktuese në qëndrimin e vendeve anëtare. /Bw/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Lajme
Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Lajme
Ndalohet për 48 orë i dyshuari për grisjen e Kuranit, Policia thotë se ka të kaluar kriminale

Ndalohet për 48 orë i dyshuari për grisjen e Kuranit, Policia thotë se ka të kaluar kriminale

Lajme
U raportua se e kanë larguar nga LDK-ja, reagon kryeshefi i Termokosit

U raportua se e kanë larguar nga LDK-ja, reagon kryeshefi i Termokosit

Lajme
KPK dhe ZKPSh i reagojnë Kurtit: Zbatimi i ligjit është detyrim, jo interes personal

KPK dhe ZKPSh i reagojnë Kurtit: Zbatimi i ligjit është detyrim, jo interes personal

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori