Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka publikuar raportin e rregullt të monitorimi të Kuvendit për sesionin pranveror 2016, ndërsa thuhet se vështirësitë me të cilat është ballafaquar Legjislatura e V-të e Kuvendit kanë qenë të shumta, ndonëse më shumë të natyrës politike.
Në raport thuhet se inatet e akumuluara gjatë konstituimit të Kuvendit dhe krizës politike të atëhershme, kanë reflektuar edhe përgjatë vazhdimit të mandatit.
“Kundërshtimi i Marrëveshjes për asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe Marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi, kanë mbizotëruar në diskutimet e deputetëve, edhe pse asnjëra prej këtyre dy marrëveshjeve nuk ka qenë zyrtarisht për shqyrtim në seanca plenare. Zgjedhja e Presidentit, si rrallë në ndonjë vend, është shoqëruar me hedhje të gazit lotsjellës në seancë duke u pasuar me arrestimet e deputetëve të subjekteve opozitare. Punimet e Kuvendit në pjesën më të madhe të sesionit janë bojkotuar nga opozita. Mbledhjet e komisioneve parlamentare ku kryetarët kanë qenë nga opozita, gjatë periudhës së bojkotit janë udhëhequr nga zëvendëskryetarët”, thuhet në raport.
Gjatë periudhës raportuese është vërejtur se puna e komisioneve parlamentare nuk ka qenë shumë produktive. Bojkotimi i mbledhjeve të komisioneve nga partitë opozitare ka ulur dukshëm konstruktivitetin e debatit dhe ka ndikuar në mbarëvajtjen e mbledhjeve, pasi që në mungesë kuorumi 19 mbledhje kanë dështuar të mbahen.
Po ashtu u tha se Komisionet parlamentare kanë mbajtur gjithsej 223 mbledhje të rregullta dhe 13 dëgjime publike. Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2015 janë mbajtur më pak 63 mbledhje të rregullta dhe 19 dëgjime publike.
“Edhe seancat plenare nuk bëjnë përjashtim. Volumi i tyre krahasuar me periudhat e mëhershme ka pësuar rënie për rreth 39%. Në këtë sesion janë mbajtur 14 seanca plenare. Në vitin 2015, në sesionin pranveror, Kuvendi kishte mbajtur 23 seanca plenare apo 9 më shumë. Numri i vogël i seancave ka ulur produktivitetin e punës së Kuvendit. Kuvendi i ka zhvilluar punimet pa miratuar një plan të punës, siç parashihet me Rregullore. Është shënuar diskrepancë midis asaj se çfarë kishte planifikuar Qeveria te sillte në Kuvend dhe çfarë në të vërtetë dorëzoi”, bën të ditur KDI.
Prej 87 projekt-ligjeve të premtuara në Kuvend erdhën vetëm 23. Gjithsej programi legjislativ i Kuvendit ka përmbajtur 135 projektligje, duke u bazuar në planet e punës të miratuar nga komisionet.
“Nga këto projektligje, në sesion pranveror janë miratuar 35 ligje (25.9%), në procedurë të komisioneve parlamentare kanë mbetur 20 projektligje (14.8%) përderisa 80 (59%) të tjera nuk janë dorëzuar ende në Kuvend nga Qeveria. Sfiduese për Kuvendin vazhdon të mbetet inicimi i legjislacionit. Kuvendi ka ndërmarrë vetëm një nismë ligjore. Duhet theksuar se një projektligj tjetër që është bartur nga viti i kaluar ka qenë iniciativë qytetare. Të gjitha projektligjet tjera të shqyrtuara janë të sponsorizuara nga Qeveria”, thuhet në raport.
Shumë pak janë shfrytëzuar mekanizmat e mbikëqyrjes së ekzekutivit, ku është shënuar dobësim i rolit mbikëqyrës të Kuvendit. Gjithsej janë parashtruar 83 pyetje parlamentare, prej të cilave 45 (54%) kanë marrë përgjigje kurse 38 (46%) janë refuzuar nga anëtarët e kabinetit qeveritar.
Po ashtu u tha se mbetet shqetësues fakti që prej 120 deputetëve, vetëm 24 kanë parashtruar pyetje parlamentare, përderisa 96 deputetë të tjerë nuk kanë parashtruar asnjë pyetje parlamentare.
Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ku janë parashtruar 201 pyetje parlamentare, këtë vit janë 118 më pak.
Është paraparë mbikëqyrja e zbatimit të 23 ligjeve. Nga numri i përgjithshëm i ligjeve të planifikuara për t’u mbikëqyrur, vetëm për 5 prej tyre është arritur të dorëzohen raportet në Kuvend, kurse 18 të tjera kanë mbetur të pa mbikëqyrura. Në procedurë të mbikëqyrjes kanë mbetur edhe shtatë ligje të tjera.
Nga krahasimi i lojalitetit të deputetëve ndaj qëndrimeve të grupeve të tyre parlamentare, ka dalë se grupi parlamentar që ka pësuar më së shumti rritje të lojalitetit për 2% është Lista Serbe, kurse grupi parlamentar i PDK-së dhe LDK-së kanë shënuar ulje të nivelit të lojalitetit për 2%. Ndërsa grupet e tjera parlamentare nuk kanë pësuar ndryshime.
Pavarësisht produktivitetit të ulët, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë qenë mjaft aktiv sa i përket udhëtimeve jashtë vendit, duke realizuar 128 udhëtime.
Këto udhëtime i kanë kushtuar buxhetit të Kuvendit rreth 110 mijë euro. Kuvendi ka shënuar progres sa i përket transparencës financiare. Shpenzimet e Kuvendit, ndonëse me vonesë, janë publikuar në mënyrë më të detajuar. Qasja në dokumente publike është mjaftë e kënaqshme. Mbledhjet e Kryesisë dhe të trupave të tjerë të Kuvendit janë të hapura.
Me qëllim të përmirësimit të punës së Kuvendit dhe rritjes së efikasitetit, KDI jep rekomandimet e mëposhtme: Buxheti t’i nënshtrohet debatit parlamentar dhe konsultimeve me publikun; të bëhet konsolidimi i ligjeve; të bëhet rregullimi i procedurave të përshpejtuara për miratim të ligjeve në Kuvend; zëvendësimi i ministrave të votohet nga Kuvendi; të parashihen sanksione për rastet e mos miratimit të raporteve të institucioneve të pavarura nga Kuvendi; krijimi i Ministrisë Pa portofol për marrëdhënie me Kuvendin; hartimi i planit të punës së Kuvendit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDiell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A