Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka publikuar analizën “Mirëmbajtja problematike e rrugëve, vonesat dhe favorizimet”, që shpërfaq gjetjet nga monitorimi i kontratës trevjeçare së Ministrisë së Infrastrukturës për mirëmbajtjen verore dhe dimërore të rrugëve nacionale dhe regjionale të Kosovës (2017-2019).
Arben Kelmendi, menaxher i Programit në KDI, tregoi që ky raport paraqet gjetjet nga monitorimi proaktiv i prokurimit publik në Ministrinë e Infrastrukturës (MI).
Kurse Fjolla Uka, hulumtuese në KDI, bëri të ditur se është analizuar procesi i prokurimit të kësaj kontrate duke filluar nga faza e planifikimit, faza e tenderimit – kriteret e vendosura në dosjen e tenderit, faza e shpërblimit si dhe ankesat e operatorëve dhe vendimet e Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP) lidhur me këto ankesa.
Ajo ka vënë theksin në stërzgjatjen e dhënies së kontratës nga MI për më shumë se një vit si rrjedhojë e ankesave të shumta të Operatorëve Ekonomik (OE) lidhur me vendimet e MI-së për dhënie të kontratës.
Për shkak të mosshqyrtimit adekuat të ankesave nga ana e kësaj ministrie, këta operatorë kanë deponuar ankesa në OSHP dhe kjo ka ndikuar në zgjatjen e procesit të prokurimit e si rrjedhojë edhe mbetjen e rrugëve pa mirëmbajtje. “Shumë ankesa të refuzuara nga MI si të pabazuara, janë aprovuar nga OSHP si të bazuara”, njoftoi Uka. “Vonesat në dhënien e kontratave e kanë detyruar MI-në të lidhë kontratë emergjente për mirëmbajtjen dimërore, dhe atë me çmim më të lartë për 289,326.27 euro krahasuar me çmimin që do ta paguante sipas kontratës së rregullt”, ka shtuar Uka.
Gjetje tjetër e këtij raporti është edhe fakti që MI qysh nga viti 2014 deri në vitin 2020 ka nënshkruar kontrata me operatorët e njëjtë ekonomik. Gjetje tjetër shqetësuese e këtij raporti janë edhe çmimet e ofertuara nga Operatorët Ekonomik fitues. Në kuadër të ofertave të OE-ve janë vërejtur çmime jo normalisht të ulëta. Shembull konkret, në Lotin Gjakova 1, MI ka shpërblyer me kontratë OE-në që ka ofertuar me çmim për orë pune të punëtorit prej 0.01 euro.
Nëse e llogarisim pagën mujore për një punëtorë, sipas të dhënave të këtij OE-je, ky OE paguan punëtorin me pagë prej 1.68 euro në muaj. Gjetjet e raportit apelojnë që planifikimi i procesit të prokurimit për mirëmbajtje të rrugëve të bëhet me kujdes, ndërsa procedurat e tenderimit të fillojnë me kohë. Po ashtu njoftimet për aktivitete prokuruese duhet të publikohen në platformën e e-prokurimit konform kërkesave ligjore. Ky raport është pjesë e projektit për monitorimin e prokurimit publik në institucionet publike si Ministria e Infrastrukturës, Shëndetësisë, Autoriteti Qendror i Prokurimit dhe Korporata Energjetike e Kosovës dhe financohet nga Ambasada Britanike në Prishtinë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës
Luksemburgu me numrin më të madh të automjeteve për kokë banori në BE

Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

A jeni gati? Sot fillon Karnavali Golden Eagle!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit