Katërmbëdhjetë pacientë me COVID-19 humbën jetën 24 orët e fundit në katër spitalet e Tiranës, ndërsa pas 2,714 testimesh u diagnostikuan 873 persona të tjerë infektuar, çka është shifra më e lartë e raportuar ndonjëherë që prej muajit mars.
Ministria e Shëndetësisë tha se viktimat ishin të moshave 56-84 vjeç nga Tirana, Durrësi, Kruja, Elbasani, Gjirokastra, Shkodra, Saranda dhe Kuçova.
Tashmë numri total i viktimave nga pandemia në Shqipëri ka shkuar në 965.
Më parë dita me më shumë raste të reja ishte data 5 dhjetor me 846 raste.
Prej muajit mars kur u pikas rasti i parë me COVID-19 në Shqipëri, autoritetet kanë kryer 213 mijë teste, prej së cilave 46 mijë persona kanë rezultuar pozitivë (2.15% e të testuarve).
Nga rastet pozitive, 23,609 janë mundur të shërohen (51.2% e të infektuarve), 21,487 janë ende mbartës të virusit (46.7% e të infektuarve) ndërsa 965 raste (2% e totalit) janë mbyllur me pasojë vdekjen.
Aktualisht në katër spitalet COVID-19 në Tiranë, autoritetet thonë se janë të shtruar 436 persona (2% e rasteve aktive), prej së cilëve 29 janë në terapi intensive.
Me 11,707 persona ende mbartës, Tirana mbetet qarku me më shumë raste aktive në Shqipëri, më pas vijnë Fieri (1,655 raste), Durrësi (1,374 raste), Korça (1,081 raste), Vlora (1,067 raste) dhe Shkodra (977 raste).
Të dhëna domethënëse:
COVID-19 u ka marrë jetën 23 mjekëve
dita e fundit pa viktima në raportet ditore: 24 shtator;
më shumë të shëruar në një ditë: 564 raportuar më 16 nëntor;
më shumë të infektuar në një ditë: 873 raportuar më 10 dhjetor;
më shumë viktima në një ditë: 19 raportuar më 24 nëntor;
viktima në moshë më të re: fëmijë 16 muajsh raportuar më 20 nëntor;
Masa të rëndësishme:
prej 17 nëntorit ndalohen tubimet partiake dhe grumbullimet me më shumë se 10 persona; lexo më shumë këtu;
prej 11 nëntorit ndalohet lëvizja dhe aktiviteti i bareve dhe restoranteve prej orës 22:00 deri në 06:00; lexo më shumë këtu;
prej 15 tetorit maska është e detyrueshme edhe në mjedise të hapura dhe të mbyllura, lexo më shumë këtu;
prej 23 korrikut testi për COVID-19 me tamponë kryhet edhe në klinika private; lexo më shumë këtu;
prej 20 korrikut ndalohet muzika pas orës 20:00, lexo më shumë këtu;
Të dhëna mbetur të paqarta:
nuk ka specifikime se sa prej të shëruarve riaftësohen në spitale dhe sa në kushte shtëpie;
nuk ka raportime vdekjesh jo-spitalore me COVID-19;
nuk ka raportime vdekjesh të pacientëve që janë dërguar për trajtim më të specializuar jashtë shtetit;
të paktën 10 raste pacientësh të infektuar nga COVID-19, nuk figurojnë në rastet e përgjithshme të të infektuarve, çështje për të cilën Euronews Albania ka kërkuar shpjegime, por nuk ka marrë përgjigje nga autoritetet.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Vdekja e ish-presidentit gjerman, Sejdiu: Kohler nënshkroi letrën për njohjen e pavarësisë së Kosovës
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë
Ngjarje e rëndë në Tiranë, babai vret djalin e tij
LDK me tubim të madh në Viti, Lumbardh Salihu: Sot më keni bërë shumë krenarë
Ndahet nga jeta Isuf Dedushaj, epidemiolog i njohur dhe ish-drejtor i IKSHPK-së
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Tre lojtarët që Ronaldo i kishte kërkuar Real Madridit t'i transferonte në vitin 2017 - por Perez refuzoi
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Vinicius i dërgon mesazh Arabisë Saudite pas mega-ofertës që ka pranuar
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Ronaldo thotë se Man City do të ketë 'frikë' nga Real Madridi, pasi është bërë parashikimi i Ligës së Kampionëve