LAJMI I FUNDIT:

Katër vjet burgim dhe tre mijë euro gjobë ndaj një shtetasi turk për veprat penale të narkotikëve

Katër vjet burgim dhe tre mijë euro gjobë ndaj një shtetasi turk për veprat penale të narkotikëve

Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamentit për Krime të Rënda, ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të pandehurit O.K, shtetas i Turqisë, i cili sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj, akuzohet për veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e pa autorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 267 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Kryetari i trupit gjykues Ibrahim Idrizi, pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor fillestar, pranimit të fajësisë nga i pandehuri për veprën penale me të cilën e ngarkon akuza, të pandehurin O.K, e gjykoi me dënim burgimi në kohëzgjatje prej 4 vjet dhe dënim me gjobë në shumë prej 3.000 euro.

“I pandehuri akuzohet se më 5 janar 2020, në fshatin Bibaj – Komuna Ferizaj, përkatësisht në parkingun e pompës së derivateve, me rastin e ndaljes së veturës – taksi në kuadër të planit operativ nga ana e Drejtorisë së Sektorit Qendror të Hetimeve të Trafikimit me Narkotik, gjatë kontrollit tek i pandehuri i cili ishte pasagjer, është gjetur një çantë në të cilën kishte pasur katër (4) paketime të gatshme për shitje me substancë narkotike të llojit heroinë me peshë 1900.16 gram, të cilat substanca i pandehuri i kishte poseduar në mënyrë të pa autorizuar dhe me qëllim të shitjes apo shpërndarjes”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Ferizaj.


Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 15 ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Lajme
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori