Të paktën katër persona janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur në një sulm “terrorist” në një faltore në qytetin iranian të Shiraz, njoftuan mediat shtetërore të dielën.
Agjencia e lajmeve Tasnim tha se dy persona të armatosur u përpoqën të hynin në faltoren e Shah Cheragh dhe hapën zjarr ndaj vizitorëve, përcjell Telegrafi.
Njëri nga sulmuesit ishte arrestuar ndërsa tjetri ishte arratisur, shtoi ajo.
Shah Cheragh ishte skena e një sulmi tjetër në tetor, të cilin e mori përsipër Shteti Islamik (IS), kur vdiqën 13 persona.
Por asnjë grup nuk e ka marrë menjëherë përgjegjësinë për sulmin e fundit.
https://twitter.com/djuric_zlatko/status/1690789384822423552?s=20
“Katër persona janë vrarë deri më tani pas një sulmi terrorist nga dy burra të armatosur në faltoren e shenjtë”, njoftoi agjencia zyrtare iraniane e lajmeve IRNA.
Agjencia gjysmë-zyrtare e lajmeve Fars ndërkohë tha se personat e armatosur u përpoqën të hynin në faltore nga dera e Bab al-Mahdi, por u ndeshën me “rezistencë” nga “forcat mbrojtëse”.
Dëshmitarët i thanë Fars se një nga personat e armatosur filloi të qëllonte pa dallim pasi u përball me sigurimin.
Tasnim, një tjetër organizatë gjysmë zyrtare e lajmeve, bëri të ditur se të paktën shtatë persona u plagosën dhe dyqanet në zonë ishin mbyllur.
🚨#BREAKING: Shooting attack in Shahcheragh, Shiraz city
Fars Province, #Iran. pic.twitter.com/Llgke2DkGa— World Source News 24/7 (@Worldsource24) August 13, 2023
E Televizioni shtetëror raportoi se zona e faltores ishte rrethuar nga forcat e sigurisë.
Irani muajin e kaluar ekzekutoi dy persona të dyshuar se kishin ndihmuar në kryerjen e sulmit të tetorit. Protagonisti kryesor, i identifikuar si shtetas afgan, u vra në vendngjarje në sulm.
Tre të pandehur të tjerë u dënuan me burgim deri në 25 vjet për anëtarësimin e tyre në grupin e Shtetit Islamik.
IS ka marrë përsipër sulmet e mëparshme në Iran, duke përfshirë dy bombat vdekjeprurëse në vitin 2017 që synonin parlamentin e vendit dhe varrin e themeluesit të Republikës Islamike, Ayatollah Ruhollah Khomeini. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Macron, Putinit: Duhet t’i japësh fund taktikave të vonesës për armëpushim

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Gjykata e Bosnjës urdhëron një muaj paraburgim për Dodikun

Ukrainasit sulmojnë me dron rafinerinë e naftës në Rusi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës