LAJMI I FUNDIT:

Katër shenja që tregojnë se ai do të jetë i rrezikshëm në shtrat

Katër shenja që tregojnë se ai do të jetë i rrezikshëm në shtrat

Në një shkrim për Toronto Globe and Mail, Debra Soh, studente e doktoraturës në Universitetin York, tregon për sjelljet e përditshme të cilat mund të tregojnë se partneri juaj mund të jetë i rrezikshëm në shtrat.

Siç thotë edhe Soh, nuk është faji i dikujt nëse sulmohen seksualisht dhe asnjëherë nuk është përgjegjësi e një gruaje që të parandalojë një sulm seksual.

Telegrafi i sjell për ju këto katër shenja që tregojnë se ai do të jetë i rrezikshëm në shtrat:


1) Ai është një ‘djalë i keq’, i cili mendon se rregullat nuk vlejnë për të

“Shtrati është një vend ku ti dëshiron që partneri juaj t’i përmbahet çdo rregulle që ti e vendos dhe një ‘djalë i keq’ mund të mendojë se rregullat nuk vlejnë për të”, shkruan Soh, duke cekur se kjo është një nga shenjat që ai mund të jetë i rrezikshëm në shtrat.

2) Kur së pari ka filluar të flirtojë me ty dhe ti qartazi e ke refuzuar, por ai ka vazhduar të provojë ende

Shumë komedi romantike përqendrohen në atë sesi një mashkull pa pushim e ndjek një femër të bukur, e cila vazhdon ta injorojë atë dhe në fund mashkulli shpërblehet për këmbëngulësinë e tij duke e fituar zemrën e asaj vajze. Soh tregon se kjo sjellje e këmbëngulësisë së vazhdueshme mund të jetë shenjë e forcës seksuale.

3) Ai ka qejf të bëjë veprime seksuale të turpshme, degraduese apo fizikisht të dhimbshme

Debra Soh shkruan që preferencat si këto nuk largohen asnjëherë, prandaj, nëse partneri juaj ka qejf t’i bëjë këto veprime, kjo do të jetë interesi i tij primar seksual gjatë tërë jetës së tij.

4) Në vend se të mos ketë epsh kur ti nuk dëshiron seks apo je duke rezistuar, ai vetëm sa eksitohet më shumë

Shumica e djemve zmbrapsen kur ti u tregon se nuk je në disponim për seks, mirëpo, nëse ai eksitohet kur ti i bën thirrje të largohet, atëherë padyshim që është shenjë se ai nuk është një nga të duhurit. /Telegrafi/